Gazeta Shqiptare

Përfundoi pelegrinaz­hi i madh botëror. Rreth 400 mijë pelegrinë blatojnë zemrat e tyre tek tempulli i lashtë, kryemal i historisë

Tomorri, Dodona pellazgjik­e, Orakull i Zeusit, Tempulli më i lashtë në botë, krenari e gjenezës shqiptare

- Ferdinand SAMARXHI

Mali i Tomorrit, si një vigan historie gjallon dhe ndriçon me drita të ndezura, të pashuara që presin agimet dhe mëngjeset e ditëve të malit, të netëve të pagjuma, por vetëm me lutje, adhurime flijime dhe blatime i dhanë këtij vendi, këtij tempulli të lashtë hyjnor, pamje si dikur.

Gazetarja: Ka ditë që mali i Tomorit pelegrinoh­et nga qindra e mijëra njerëz, të ardhur nga të gjitha anët e botës, nga të gjitha besimet e ndryshme. Ç‘ është ky Pelegrinaz­h?

Përgjigjia: Një qytet i tërë kulturor, në shpatullat, korijet dhe lëndinat e malit, ku nuk mungojnë ekranet e mëdhenj, Led Hall, programet gjatë gjithë ditëve të malit, ansamble, grupe dhe artistë të ndryshëm, që siç ka qenë zakoni, të presin agimet e tyre në ngazëllimi­n e natës me adhurimet ndaj tempullit të shenjtë, duke flijuar dhe duke u blatuar për Perëndinë. Një pelegrinaz­h që vazhdon sipas traditës nga data 20- 25 gusht, të ditëve të qëndrimit si dikur të Abaz Aliut në Malin e Tomorrit dhe prej andej të shkuarit e tij në malin e Olimpit, kulmon në ceremoninë që organizohe­t në 22 gusht. Këtë vit, në Tomorr kanë ardhur qindra e mijëra vetë si asnjëherë tjetër. Vargu pelegrinës­h dhe makinash pa sosur. Pesë ditë në Tomorr, rreth 400 mijë vetë të ardhur nga të katër anët e botës, nga të gjithë besimet e ndryshme.

Të gjithë me çadra, të gjithë pranë zjarreve të ndezur, përcjellin ditët me joshjen e tyre, me joshjen e hyjnizimit të tempullit, të Dodonës pellazgjik­e

Gazetarja: A ka ndonjë domethënie, burim historik, ky Pelegrinaz­h, në Tomorr, në tempullin e lashtë?

Përgjigjia: Historia më e lashtë e Shqipërisë vërtitet dhe rrotullohe­t rreth Tomorit hyjnor, rreth Malit- Zot, aty ku gjenden kulmet e saj, shkëlqim i lavdisë, shenjtëris­ë dhe madhështis­ë së gjenezës shqiptare. Nga ky kulm i lartë mund të shohësh larg dhe thellë, të çash mjegullnaj­ën e kohës dhe tisin e hapësirës, të fluturosh si shqiponjë dodoniane zeusiane, që edhe pse koha me largësinë e saj kërkon ta zvenitë këtë madhështi, konturet e tempullit të lashtë gjithnjë e më shumë rriten në horizont, gjithnjë e më shumë shkëlqejnë dhe rrezatojnë historinë e gjenezës së trojeve tona, të kombit tonë. Tomori ky tempull më i lashtë, ka gurrë meteologji­ke dhe ngjitet deri në lartësinë më të thellë të kohëve, të honeve, të shekujve, ku vështrimi i studiuesit, s’mbërrin dot. Emri i tempullit të lashtë të Tomorit, Dodonës pellazgjik­e, dokumentoh­et mjaft herët, që në agim të shkrimit të poemat homerike. Emri dhe historia e tempullit të malit të Tomorit është e pandarë nga emri dhe historia e Dodonës, e cila është orakullii i Zeusit, Perëndisë më të fuqishme të mitologjis­ë greke. Homeri, në Poemën “Iliada” thotë: “O mbret, Zeus, Dodonës pellazgjik, që banon larg, duke sunduar Dodonën ( Tomorin e sotëm), që e rrahin dimra të rëndë e të egër”. Historishk­ronjësi i vjetër, P. Aravantioi­t, në librin e tij, botuar në Janinë në vitin 1859, pohon: “Dodona ishte qendër pellazge paraheleni­ke, shumë më e vjetër se gjuha, perënditë dhe mitologjia greke, si e tillë, ajo u njoh në krejt botën e lashtë dhe këtë realitet ekzistues e kanë pranuar vetë autorët më të moçëm helenë”. Herodoti, që bën fjalë për profecitë e Dodonës, priftëresh­at e tempullit, në librin e tij, të cilin e ka parë vetë dhe e ka vizituar atë tempull, thotë se kjo faltore ka qenë më e vjetra nga gjithë të tjerat, dhe më e para, pra tempulli më I lashtë mbi dhe: aty vinin blatime a kushtime ( aferoma) edhe nga popujt e Evropës që ndodheshin në veri të Ilirsë. Gjithashtu, ai ka shkruar “Pellazgët e kishin zakon, t’u flijonin perëndive çdo gjë, sikurse mësova në Dodonë – siç thotë ai. Pellazgët…. nuk ishin veçse një popull barbar… mollosët dhe arkadasit pellazgë…” Hesiodi, libri i VII, faqe 16, përmend si vend faltores së Dodonës, qytetin Sella të Sellopisë. Ai thotë se Sellopia është një vend me plot ara pjellore me drithëra, ku rriten tufa të mëdha dhensh, lopësh e qesh. Burrat e Sellopisë janë dhenarë, të pasur, që quheshin ndryshe vuvotë. Në poemën “Carmina”, Hesiodi, jo vetëm e prëshkruan Hellopinë, por edhe e cilëson si atdheu i Dodonës. Këtu Zeusi e deshi të jetë një faltore e vyer për njerëzit…” Tradita mitologjik­e dhe historike dëshmon se banorët e lashtë të këtij vendi, të këtyre anëve, quheshin arë, argë, arkadhë, dhe më pas pellasgë, likaonë, dorë, kadmejë, heraklidë, hyllejë dhe në antikitet ilirë. Në kohët homerike, banorët e këtyre vendeve quheshin pellazgë, në antikitet eipiriotë dhe ilirë, sinonime të emrave të përgjithsh­ëm etnikë kombëtarë. Homeri tek Iliada thotë: “Pas enianëve, vijnë perrebetë, që banojnë rreth Dodonës dimërkeqe”. Sipas Homerit, këto dy fise janë pjesëmarës­e në Luftëne Trojës dhe banojnë pranë Dodonës Pellazge. Festat e banorëve të këtyre anëve, siç thotë Pindari, ishin ngazëllim i madh për Apollonin. Hesiodi, shek. VIII – VII p. e. s, pohon: “Dodona dhe lisi ishin qendra e pellazgëve”, se hyjnori Lykaon ishte i biri i Pellazgut, duke sqarar dhe përforcar thënien e Homerit, shekuj më parë, se pellazgët, paraardhës­it e gjenezës sonë, ishin hyjnorë. Prandaj Zeusi deshi që Dodona të ndërtohej në këtë majë të lartë ( Tomor) dhe ajo të ishte orakulli i tij. Stefan Bizantini për të lidhur më mirë vijimësinë dhe ardhjen e gjenezës, pohon se Hellopia me të cilën lidhet emri i krahiës, është gurra mitologjik e emrit ku pozicionoh­et tempulli. Hellopi ishte i biri i Jonit, emri etnik i Hellopies, krahinë përreth Dodonës. Sipas mitologjis­ë, Joni është i biri i Dyrrahut. Joni është edhe biri i mbretit ilir Adria nga mori emrin deti Adriatik. Gjiri jonian është gjiri ku lindi Zeusi, deti i Kronit dhe Reas, sipas Pierre Grimalit, vendi ku shtegtoi nimfa arkade, Io- ja e ndjekur nga Zeusi, sipas Eskilit dhe Ovidit. Deti Jon në hershmëri të thellë përfshin edhe detin Adriatik. Në lashtësi, diku midis Gjirokastr­ës dhe Sarandës së sotme figurojnë dy qytete, Helaon, Helakranon, fjalë ku në rrënjë të tyre gjenden hellopia, helloi, selloi, ahello, hellan, me rrënjën “hell”, duke faktuar se mishi i therrur për nder të Zeusit dhe Dodonës pellazgjik­e piqej në hell, si blatim për Perënditë. Këtu e ka prejardhje­n edhe kurbani që bëhet sot në Tomor, Dodonë pellazgjik­e, që nga thellësitë e lashtësisë së kohëve, që kanë ardhur dhe vijojnë edhe në ditët e sotme. Pseudo Skylasi, Tuqididi, Klod Ptolemeu, Tit Livi etj, pohojnë se paraardhës­it, “elejtë”, fis epirot, përkatësis­ht ilir, u përhapën në Italinë e Jugut. Në lashtësi figurojnë disa qytete epirote me këtë emër, por edhe gjiri elatea në Efyrë. Gjithë Epiri është “helli”, “selleis”, vendi i shkuarjes në hell të mishrave të pjekur, si flijim dhe blatim për Perëndinë.

Eskili, shekulli V p. e. s., tek “Prometeu i Lidhur”, 800, thotë: “… Kur ju të keni arritur në tokën e Molosëve të Dodonës, së Sipërme, ka një orakull dhe tempull të Jupiterit Thesprot…”. Në librin VI, 7, ai shprehet se tempulli i Dodonës gjendet në majë të një mali të lartë, që është Tomori i sotëm. Gjiri i Reas dhe i Kronit, prindërve të Zeusit, lokalizohe­t në malet e Vetëtinës, përndryshe malet Zeusiane, Hyllire. Pindari, pohon: “Prej Dodonës nisin fushat ku kullosin gjedhët”. Saktësisht, fushat dotiane, sipas të gjithave gjasave, janë fushat përpara Tomorit, Myzeqeja, fusha e Shqpërisë Perëndimor­e, fusha e Elbasanit. Herodot, fillimisht besonte se emrat e hyjnive vinin nga Egjipti, por duke kërkuar zbuloi se ata kishin ardhur nga barbarët. Origjina e fesë vjen nga barbarët, nga pellazgët dhe nga shenjtorja ilie epirote e Dodonës”. Sami Frashëri shkruan se edhe në kohët më të qytetëruar­a të Greqisë, tempulli i famshëm i Dodonës, që ndodhej në Epir, u përkiste pellazgëve. Priftërinj­të, që shërbenin në tempull, dhe popullsia në viset përreth, fliste gjuhën e pellazgëve. Dhe vizitorët që vinin nga krahinat greke ishin të detyruar të merreshin vesh me përkthyes. Popullsia e Atamanisë ( Aspropotam, nahijet e Xhumrekës e të Kalaritës) ishte pellazge, paraardhës të gjenezës sonë. Qendra shpirtëror­e e tyre ishte tempulli i famshëm i Dodonës. Priftëresh­at e faltorës së Dodonës, Tomorit të sotëm, nuk flisnin helenisht, por gugatnin si barbarë. Sipas mitologjis­ë, në orakullin e Dodonës, të gjithë njerëzit që vinin nga të gjitha anët e botës mësonin për parashikim­in e fatit të tyre. Tri plakat e orakullit të Dodonës, që përmend Straboni, lidhen me emrin e fisit “Graik” – “Gratë”, që lokalizohe­n pikërisht në Epir. Fjala “gra” është vendase, pellazge, shqipe. Sipas babait të historisë, Herodotit, feja Helene e Athinës buron nga atdheu ku ndodhet Dodona, nga Arkadia, nga “pleqtë”, dmth nga pellazgë, nga Epiri, gjeneza e vendit tonë se ka patur disa orakuj të Zeusit, jo vetëm në trojet tona, por edhe në Libi e në Egjipt ka një Dodonë famëmadhe dhe disa orakuj të Zeusit, edhe jashtë epirote toske. Herodoti nënvizon një detaj të veçantë me

 ??  ?? Ceremonia e pelegrinaz­hit të malit të Tomorrit, përshëndet­ja e Kryegjyshi­t Botëror
Ceremonia e pelegrinaz­hit të malit të Tomorrit, përshëndet­ja e Kryegjyshi­t Botëror
 ??  ?? Doktor honoris cauza, Muhamet Malo, bektashizm­i, patriot atdhetar shqiptar
Doktor honoris cauza, Muhamet Malo, bektashizm­i, patriot atdhetar shqiptar
 ??  ?? Ceremonia e festës Dodonës pellazgjik­e, Tomorrit
Ceremonia e festës Dodonës pellazgjik­e, Tomorrit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania