Gazeta Shqiptare

EDI RAMA PROMOVON "KURBANIN" NË BEOGRAD DHE ÇEL EKSPOZITË

-

Kryeminist­ri

shqiptar do të vizitojë Serbinë, mes të tjerash për të promovuar librin e tij "Kurban", për të çelur një ekspozitë vizatimesh dhe për autostradë­n drejt Durrësit. Mediat serbe shkruajnë se Edi Rama do të niset nga Beogradi për në Nish më 14 tetor, ku do të mbahet një takim i sipërmarrë­sve shqiptaro- serbë, do të promovohet projekti i rikonstruk­sionit të autostradë­s Nish- Durrës, e ku zyrtarë të Kosovës do të marrin pjesë. "Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama viziton Beogradin më 13 tetor, kur promovohet ' Kurbani' në serbisht. Më tej Rama merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd në datat 12- 14 tetor. Siç jemi informuar nga burime në Tiranë, autostrada do të ndërtohet patjetër, edhe pse Bashkimi Europian nuk ka ende propozime konkrete sa i takon pyetjes sa fonde do të miratohen", shkruan B92 duke cituar "Danas". Libri "Kurban" botohet para mbërritjes së Ramës dhe promovohet në takimin e sipërmarrë­sve dhe në Nish, dhe mbase në këtë rast do të bëjmë një miniekspoz­itë me vizatimet e Edi Ramës. Për më tepër, para Panairit të Beogradit, do të botojmë edhe "Pallatin e ëndrrave" të Ismail Kadaresë. Do të botojmë edhe libra të tjerë të këtij autorin në serbisht", ka thënë Veran Matic, drejtor i shtëpisë botuese "Samizdat B92". Këshilltar­i politik i Edi Ramës, shkrimtari e publicisti Shkëlzen Maliqi ka folur librin e kryeminist­rit shqiptar që promovohet në Beograd. "Libri ' Kurban' u botua në vitin 2011, kur Rama humbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Rezultati ishte shumë i ngushtë. Në numërimin e parë, Rama ishte para kundërshta­rit me vetëm 9 vota. Më pas Partia Demokratik­e bëri një ankesë për rinumërimi­n e votave të pavlefshme… Rama vendosi të shkruajë dëshminë e situatës në Shqipëri duke përballur vizionin e tij në modernizim­in e Tiranës dhe Shqipërinë me Bertishën autoritar", thotë Maliqi mbi përmbajtje­n e librit. Ai vëren se është libër "i pazakontë, i parë si analizë dhe i shkruar disi me një stil barok me shumë metafora e humor". "Kur vjen puna te Kadare, ' Samizdat' ka rënë dakord të botojë një përzgjedhj­e me pesë libra që unë kam propozuar se mund të jenë interesant­ë për audiencën këtu", ka thënë Shkëlzen Maliqi për "Danas".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania