Gazeta Shqiptare

E ARDHMJA

Orë vendimtare për Etrit Berishën

-

Ditë

vendimtare për të ardhmen e Etrit Berishës. Portieri shqiptar i Lacios shpresonte që të fitonte besimin e trajnerit Simone Inzaghi për të qenë ai numri 1 i portës bardhekalt­ër, por mesa duket skenari nuk ka ndryshuar. Trajneri italian vazhdon të besojë te aftësitë e Marchettit, pavarësish­t formës jo të mirë që ai tregoi në transfertë­n e Bergamos, ku pësoi dy gola të evitueshëm. Klubi do të sqarojë situatën pas ndeshjes kundër Juventusit, ku Marketi do të luajë sërish që nga minuta e parë duke refuzuar edhe një ofertë të ardhur ditët e fundit nga Xhenoa. Në këtë mënyrë, agjentët e gardianit shqiptar po kërkojnë të gjejnë një zgjidhje përfundimt­are, pasi Berisha kërkon më shumë hapësira dhe në këtë moment, Inzaghi nuk ia premton një gjë të tillë. Sipas mediave italiane, në adresë të klubit roman kanë mbërritur disa sinjale nga Torino, Krotone e Palermo, por është portieri shqiptar ai që do të marrë vendimin përfundimt­ar dhe nuk është aspak habi që ai të zgjedhë një kampionat tjetër. Një tjetër emër që ngjall interes për shqiptarët është edhe Tomas Strakosha. Në transfertë­n e Bergamos i riu u ul në stol me skuadrën e parë por mbetet ende për t'u përcaktuar edhe e ardhmja e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania