Gazeta Shqiptare

Jasir Asani, i Shqipërisë edhe "de jure"

-

Jasir

Asani është tashmë 100% "shqiptar", pasi ka ardhur edhe përgjigja pozitive e FIFA- s në lidhje me kërkesën e tij për të luajtur për Shqipërinë. Futbollist­i i talentuar, i cili aktivizohe­t me Vardarin e Shkupit, kishte kohë që kishte marrë vendimin për të luajtur me Shqipërinë, por duhej të priste edhe një vendim nga FIFA, pasi në 2 vitet e shkuar ka luajtur për ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë U19 dhe U21. Ndërkohë, Shqipëria e kishte pajisur me një pasaportë shqiptare dhe e ka grumbullua­r për ndeshjen e ardhshme kualifikue­se, mes Shqipërisë U21 e Greqisë U21. Në këtë mënyrë, Shqipëria ka nisur të zëvendësoj­ë lojtarët e larguar së fundi për të përfaqësua­r Kosovën dhe Asani është një mesfushor me të dhëna të shkëlqyera, që po ndiqet nga shumë klube nëpër Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania