Gazeta Shqiptare

Dëmtohet Ajeti, humbet ndeshjen me FYROM- in

-

Arlind

Ajeti u dëmtua para ndeshjes me Milanin dhe problemi i tij në kofshë duket se nuk do të kalojë shpejt. Sipas asaj që shkruan "La Stampa", tërheqja e pësuar në kofshë për Ajetin do të vlerësohet më mirë pas kontrollev­e mjekësore, por e sigurt është që koha e rikuperimi­t të tij do të dojë më shumë se një muaj. Kjo bën që mbrojtësi të humbasë disa ndeshje me Torinon, por edhe me Shqipërinë do të mungojë në miqësoren me Marokun dhe në sfidën me Ish- Republikën e Maqedonisë për kualifikue­set e Botërorit "Rusi 2018". Rikuperimi i tij sa më i shpejtë do të ishte një lajm i mirë edhe për trajnerin De Biazi, që do të dojë ta ketë në dispozicio­n mbrojtësin për dy ndeshjet e muajit tetor me Lihtenshte­jnin dhe Spanjën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania