Gazeta Shqiptare

Të ardhurat për 2015, Doshi në krye me 1 milion dollarë

Bilanci vjetor i “xhepit” të deputetëve, në fund Ndocaj- Ferracaku “Fitimet”, i dyti Angjeli, pas tij Berisha

- TOM ANASTAS SALI SHEREFEDIN OMER ASTRIT GRAMOZ NAMIK SHKËLQIM ILIR OLTA PIRO GJOVALIN FLORJON DASHAMIR ARTAN ILIR MIMOZA EDUARD FIDEL BUJAR BESNIK KOÇO ARBEN JORIDA MAJLINDA BASHKIM ASTRIT ALDO BEN EDI LILJANA VEXHI FATMIR GENCI NAMIK PËRPARIM AGRON BUJAR

Deputeti Tom Doshi ësh të deputeti me të ardhu rat më të larta për vitin 2015. “Gazeta Shqiptare” publikon renditjen e “Open Data”, ku fitimet vjetore të Doshit janë 129.332.218 lekë. Veç të ardhurave si deputet, Doshi merr të ardhura nga qiraja në Australi, 15.600 euro. Të ardhura të tjera nga qiraja 6.000 euro. Po kështu ai ka të ardhura vjetore edhe nga shpërndarj­a e fitimit nga shoqëria “ALDOSCH” shpk, 4.020.729 lekë, nga fitimi në shoqërinë “Antibiotik” sh. a, 16.050.342 lekë, nga shpërndarj­a e fitimit nga shoqëria “Profarma” sh. a, 76.149.478 lekë dhe nga shoqëria “Galaxy” shpk, 15.225.050 lekë. Pasuria e tij ndiqet nga Anastas Angjeli, i cili merr 58.138.558 lekë fitime në vit, veç pagës si deputet, të ardhurave nga pjesëmarrj­a në borde. Angjeli disponon një shtëpi banimi 450 m2 sip. truall dhe 589 m2 sip. banimi, me vlerë 11.500.000 lekë, ndërtuar në vitet 1992- 1995, tokë me sip. 440 m2, në rrethin e Sarandës, me vlerë 264.000 lekë, blerë me të ardhurat familjare, apartament me vlerë 330.000 dollarë në Boston, SHBA, blerë me të ardhurat familjare dhe të ardhurat nga investimet, dhe një sërë pasurish të tjera të paluajtshm­e. Ishkryemin­istri Sali Berisha është i treti në radhë për nga pasuria, me plot 55.073.977 lekë në vit të ardhura. Të ardhura nga paga, shpërblime në Kuvend shkojnë rreth 1.368.578 lekë në vit, të ardhura nga dietat 11.900 lekë, të ardhura nga pensioni ishpozicio­n i punës 863.520 lekë. Pjesën më të madhe të pasurisë, Berisha e ka prej familjarëv­e të tij. Djali i tij, Shkëlzeni merr të ardhura nga Konsulenca Juridike 1.000.000 ( një milion) lekë, nga punësimi 759.789 lekë, nga ndërmjetës­imi 210.000 euro dhe nga qiratë për vitin 2015 47.956 euro. Me më pak të ardhura vjetore në listën e 140 deputetëve renditet për çudi Eduard Ndocaj, ose i quajtur “kaubojsi”, me 187.536 lekë, si dhe deputetja e re e PKD- së, Mirela Ferracaku, me 156.770 lekë në vit. Në listën e të ardhurave për Ndocajn figuron vetëm paga si deputet prej 187.536 lekësh në vit, ndërkohë që pasuri të paluajtshm­e ka disa: Pronar me 100% i 14 apartament­eve në Shëngjin me sipërfaqe totale 725.92 m2, plus dy bodrumeve me sipërfaqe totale 234.62 m2, vlera 32.580.220 lekë. Disponon një ndërtesë 600 m2 në Shëndëlli të Sarandës, plus trualli i saj sipërfaqe 1.200 m2, vlera sipas deklaruesi­t 100.000 euro, pa specifikua­r burimin, dy dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259 m2 në pronësi të bashkëshor­tes, znj. Valentina Ndocaj, dhe një sërë dyqanesh e apartament­esh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania