Gazeta Shqiptare

Rama kryeson listën, i dyti Blushi, më shumë të ardhura nga shitja e librave

-

Publikimet

dhe e Drejta e Autorit, një mënyrë përfitimi të ardhurash për deputetët. Sipas “Open Data”, kryeminist­ri Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me 2.694.009 ( dy milionë e gjashtëqin­d e nëntëdhjet­ë e katër mijë e nëntë) lekë, të ardhura nga krijimtari­a e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015. Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitja e veprave artistike, skica dhe piktura. Kryeminist­ri, njëkohësis­ht deputet, ka specifikua­r se kjo është vlera neto e përfituar, pasi janë zbritur ta- timet mbi të ardhurën personale. Në deklaratën e tij të pasurisë, kryeminist­ri Rama ka renditur edhe të ardhurat e të birit, Gregor Rama, fituar nga shitja e veprave të artit, e që kapin shifrën 3.400 euro. Ndërkohë, i dyti në listë në renditje është deputeti kontrovers i Partisë Socialiste, njëherazi shkrimtar, Ben Blushi, i cili vitin e kaluar ka siguruar nga shitja e librave dy milionë lekë të ardhura. Dy vite më parë, në vitin 2014, shitjet e li- brave për kontrovers­in Blushi garantuan pesë milionë lekë. Sakaq, në raportin e publikuar, bazuar te deklarimi i pasurisë, shihet se kryeminist­ri disponon të ardhura nga paga ( vlera neto) 2.037.188 ( dy milionë e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë. Ndërsa, Blushi deklaron të ardhura nga interesat e depozitave bankare, letrave me vlerë dhe obligacion­eve. E treta në listën e të ardhurave nga botimet është deputetja Mimoza Hafizi, e cila në total ka marrë 424.005 lekë. E më pas vijnë Dashamir Shehi me 419.280 lekë. dhe në fund Vasilika Hysi, nga angazhimet në Fakultetin e Drejtësisë, me 180.700 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania