Gazeta Shqiptare

Plehrat, Edi Rama: Mos dëgjoni sharlatanë­t politikë

Kreu i qeverisë sqaron qytetarët, nga Vjena për ligjin e mbetjeve “Ne nuk i kemi tradhtuar shqiptarët”

-

Kryeminist­ri Edi Rama, edhe pse në Vjenë, sër ish u ka sqaruar shqiptarëv­e përmes rrjetit social, ligjin për mbetjet. “Çfarë po u thuhet sot njerëzve nga sharlatanë­t politikë e mediatikë, për ligjin e ri të mbetjeve, është një shpifje që synon t’u fusë frikën dhe t’i përdorë kundër qeverisë!” - u shpreh kreu i qeverisë. “Ne nuk i kemi tradhtuar shqiptarët kur ndaluam importin e plehrave nga jashtë; nuk i kemi tradhtuar kur kaluam ligjin e ri, që s’ka të bëjë gjëkundi me lejimin e importit për plehra që digjen apo groposen në Shqipëri; nuk do t’i tradhtojmë kurrë për asnjë interes që bie ndesh me interesin e tyre e të fëmijëve tanë!” - tha Rama. Sipas tij, “ligji i ri është vetëm normalizim­i i jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislaci­onit të gjelbër të BE- së, e cila blen mbetje letre, plastike, alumini apo druri dhe i kthen në lëndë të parë për prodhimin e ambalazhev­e, shisheve plastike, kanoçeve të aluminit apo material bio për ngrohje ( pelet). Ishim vendi i vetëm në Europë pa këtë ligj, dhe sot jemi thjesht një vend si të tjerët, në rajonin tonë apo në Bashkimin Europian”, - deklaroi kreu i qeverisë. Disa pyetje me radhë i janë bërë kryeminist­rit Rama. Njërit prej komentuesv­e, Rama i shkruan: “Ne nuk kemi lejuar importin e plehrave! Mos dëgjoni sharlatanë­t politikë e mediatikë! Plehra janë mbetjet që digjen e groposen, jo mbetjet e gjelbra që riciklohen dhe rifuten në prodhim! Shqipërisë që të jetë më e pastër i duhet të riciklojë mbetjet e veta, pa dyshim! Por, sistemi i riciklimit nuk ngrihet pa një industri riciklimi, dhe industria e riciklimit nuk mbijeton dot pa lirinë për të blerë jashtë lëndë të parë!” - nënvizon Rama në komentin ndaj qytetarit. “Nuk është bota që po na lutet në këtë rast, dhe as nuk i dhuron mbetjet e gjelbra! Pasi ato nuk janë të rrezikshme, po janë të ripërdorsh­me, pasi rikthehen në lëndë të parë! Ato blihen si çdo lëndë e parë në treg, dhe ligji ynë thjesht lejon fabrikat tona që t’i blejnë. Doni ta kuptoni apo jo, që vendet normale këto mbetje i rikthejnë në prodhim, nuk i djegin e nuk i groposin!” - sqaroi kryem- Aleanca Kundër Importit të Plehrave reagoi dje për deklaratat e kryeminist­rit. “AKIP këshillon kryeminist­rin të mos fyejë kritikët dhe kundërshta­rët e importit të plehrave, pasi fyerje të tilla vështirë se do t’i bëjnë plehrat që ai ka vendosur të importojë, më të pastra dhe më pak ndotëse”, thuhet në deklaratën e shoqërisë civile.

inistri. Një tjetër komentues i thotë Ramës se “nëse Saliu do mbahet mend për luftën civile që i ka futur këtij vendi me tokat, ti do mbahesh mend për helmimin e këtij vendi”. Përgjigjja e kryeminist­rit ishte e tillë: “Nuk mbahen mend liderët për atë që nuk bëjnë dhe as për shpifjet ndaj tyre! Askush po na lutet në këtë rast, përveç interesit të Shqipërisë për ligjin që kaluam, dhe s’ka vend që i dhuron mbetjet e gjelbra! Pasi ato nuk janë të rrezikshme, po janë të

ripërdorsh­me, pasi rikthehen në lëndë të parë! Ato blihen si çdo lëndë e parë në treg, dhe ligji ynë thjesht lejon fabrikat tona që t’i blejnë”, ishte po i njëjti sqarim i Ramës, për të disatën herë. Kryeminist­ri është investuar gjatë këtyre ditëve në një fushatë sqaruese për të gjithë ata që e pyesin në rrjetin social, ndryshe nga më parë. Ligji për mbetjet, i cili u votua në Kuvend të enjten, u shoqërua me mjaft kundërshti nga shoqëria civile dhe deputetët.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje me kancelaren Angela Merkel, në Vjenë
Kryeminist­ri Edi Rama dje me kancelaren Angela Merkel, në Vjenë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania