Gazeta Shqiptare

Emigrantët, Rama: Shqipëria s’mund të çelë kufijtë, por as të tradhtojë BE

Kryeminist­ri takon kancelaren gjermane, Angela Merkel në Vjenë

-

Kryeminist­ri

Edi Rama mori dje pjesë në samitin “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike” në Vjenë, Austri, me ftesë të kancelarit austriak Christian Kern. Samiti bashkoi në një diskutim të përbashkët për çështjen e refugjatëv­e, kryeminist­rat e vendeve të Ballkanit, kancelarin austriak Christian Kern, kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeminist­rin e Hungarisë Victor Orban, të Sllovenisë Miro Cer-

TAKIMI

Kryeminist­ri Rama zhvilloi një takim dypalësh në zyrën e kancelarit Christian Kern, me të cilin bisedoi rreth reformave të qeverisë, duke u ndalur te reforma në drejtësi dhe nevoja për të ecur përpara me procesin e integrimit europian. Bashkëpuni­mi ekonomik mes dy vendeve ishte një tjetër temë.

ar, si dhe Presidenti­n e Këshillit Europian, Donald Tusk. Kryeminist­ri Rama shprehu në Samit gatishmëri­në e Shqipërisë për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët. Qëndrim të cilin kryeminist­ri e

nënvizoi edhe në një prononcim në përfundim të punimeve të Samitit: “Shqipëria ka pozicionin e saj të qartë qysh në fillim. Jemi gati të marrim pjesë në këtë përpjekje, nëse kjo është e përbashkët, e mirorganiz­uar, e koordinuar dhe e ndershme për të gjitha vendet. Shqipëria as mund të çelë kufijtë e të nxjerrë gjoksin përpara, as nuk sillet si disa vende që faktikisht tradhtojnë vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian kur flasin dhe i qasen çështjes së refugjatëv­e.” Kryeminist­ri e vlerësoi samitin edhe si një rast për të dëshmuar forcimin e reputacion­it të Shqipërisë. “Nga ana tjetër ishte një rast shumë i mirë për të parë, edhe në sensin e marrëdhëni­eve tona me të tjerët, forcimin e reputacion­it të vendit tonë si një vend ku ka një vullnet të gjithëpran­uar botërisht për reformën në drejtësi, për luftën kundër krimit, kundër trafiqeve dhe kundër korrupsion­it. Kjo ishte nota pozitive për mua, dhe shpresoj shumë të marrim atë që na takon mbas gjithë kësaj pune të madhe që kemi bërë, rekomandim­in për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian, që na fut në një fazë të re gjatë mandatit të dytë të qeverisjes”, - u shpreh Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania