Gazeta Shqiptare

ISSH ‘ transferon’ 17 shërbime për pensionist­ët

PROJEKTLIG­JI/ Ankesat dhe kërkesat ikin nga Sigurimet, shkojnë në sportelet e shërbimit Qeveria propozon ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore

- Ornela Manjani

Qeveria propozon ndryshime në ligjin për sigurimet shoqërore. Kërkesat dhe ankesat e pensionist­ëve do të administro­hen në sportelet e shërbimeve në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit dhe jo më zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Në total janë rreth 17 shërbime për të cilat deri tani ankimuesit paraqitesh­in në zyrat e ISSH. Projektlig­ji me ndryshimet në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, është paraqitur në Kuvend dhe pritet të diskutohet në komisionet parlamenta­re.

PROJEKTLIG­JI

Propozimi i ministrit të Shtetit për Inovacioni­n dhe Administra­tën Publike dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky projektlig­j ka për qëllim kalimin nën administri­min e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ( ADISA) të sporteleve të shërbimeve, sipas procedurav­e të parashikua­ra në legjislaci­onin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel, si dhe standardiz­imin e këtyre shërbimeve.

NDRYSHIMET

Ndryshimi kryesor në ligj lidhet me administri­min e Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuar­a në rregullore­n e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administro­hen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurav­e të parashikua­ra në legjislaci­onin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.

kërkesave. “Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuar­a në rregullore­n e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administro­hen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurav­e të parashikua­ra në legjislaci­onin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.”- thuhet në projektlig­j. Në draftin e administru­ar në Kuvend është parashikua­r edhe mënyra e

funksionit të sporteleve. “Ankimi, në këto raste, depozitohe­t pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislaci­onin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.”- thuhet në nenin dy të projektlig­jit.

RELACIONI

Projektlig­ji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë””, është hartuar në kuadër të punës së ndjekur deri tani për le-

htësimin e marrjes së shërbimeve publike nga shtetasit, rritjen e cilësisë dhe unifikimin e sistemit, fushë e cila është pjesë e planit të veprimit të hartuar dhe miratuar nga qeveria shqiptare për këtë qëllim. Për këtë arsye, projektlig­ji i propozuar sillet në formën e një ndryshimi ligjor, i cili i shtrin efektet e tij në sportelet e ISSH- së, që ofrojnë shërbime publike në të gjitha degët territoria­le, duke synuar harmonizim­in dhe unifikimin e sistemit të of-

rimit të shërbimeve publike. Ky projektlig­j parashikon kalimin nën administri­min e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ( ADISA) dhe kalimin e sporteleve në mënyrë graduale nga ISSH- ja tek ADISA. Marrja nën administri­m e sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore shoqërohet me shpenzime, të cilat janë rezultat i pagave të punonjësve, të cilët do të transferoj­në kontratën e tyre të punës nga ISSH- ja tek

ADISA, shpenzimev­e të mirëmbajtj­es, kancelari dhe pajisje të nevojshme për zyrat. Trajtimi financiar, marrëdhëni­et e punës dhe shpërblimi për këta punonjës, do të rregullohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave. Për vitin 2016, ofrimi i shërbimeve publike në këto sportele do të financohet nga transferta­t buxhetore të institucio­neve të sipërcitua­ra tek ADISA, dhe nuk do ketë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania