Gazeta Shqiptare

Tahiri: Fotoja e Bashës me të dyshuarin për trafik droge

Ministri i Brendshëm publikon pamje nga "FB" i kryetarit të PD- së "Tentoi të çonte 130 kg hashash në Itali"

-

Ministri i Brendshëm , Saimir Tahiri publikoi dje një fotografi të kryetarit të PD- së, Lulzim Basha me një person të shpallur në kërkim për trafik ndërkombët­ar droge. Me anë të një statusi në rrjetin social "Facebook", Tahiri sqaron se personi përkrah Bashës është 50vjeçari me inicialet A. X., pronari i firmës së konfeksion­eve ku u kapën pardje 130 kg kanabis sativa, të fshehura në një kamionçinë në Portin e Durrësit, e cila kishte denstinaci­on Italinë. Sakaq, gjatë operacioni­t policor u kap vetëm drejtuesi i mjetit, Edmond Xhaja. Në postimin e tij, Tahiri thekson me doza ironie se nuk e di faktin nëse Basha ka miqësi të ngushtë me personin në fjalë, i cili tashmë është në kërkim policor.

DEKLARATA E TAHIRIT

"Meqë PD- ja sot bëri ritualin ditor të baltosjes ndaj meje dhe policisë, me pretekstin e hashashit, po i përgjigjem me këtë foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale. Në foto është Lulzim Basha me personin e shpallur në kërkim për trafikimin e 130 kg drogë dje në darkë në Portin e Durrësit.

Unë nuk e di nëse këtë foto apo të tjera të tilla, ose miqësinë e ngushtë historike me Lulzim Bashën, ky trafikant i ka përdorur si pasaportë paprekshmë­rie apo kredibilit­eti në të kaluarën a qoftë edhe tani. Por këtu bëjmë dallimin, ne që sot luftojmë trafikun, dhe qeveria e shkuar, që dje jo vetëm që nuk e luftonin, por më keq akoma, mëkatet që bënin vetë dje, na i lexojnë neve sot. Unë nuk kam ndërmend të akuzoj Lulzim Bashën si trafikant apo pronar të drogës që iu kap mikut të tij dhe të partisë së tij. Kjo do ishte e tepërt dhe e padrejtë.

Nuk kam ndërmend as të them se me paratë e drogës që ky, medemek biznesmeni, kërkonte të trafikonte në Itali, financohet PD- ja dhe tellallët e saj që recitojnë te foltorja. Nuk kam ndërmend të them as se po ky biznesmen trafikant, mund të

ketë qenë edhe pronari i parcelës ku shkonte bënte foto e video një nga SHQUP- istat. Por nuk kam se si sot, që miku fotografik i Lulzim Bashës dhe PD- së u kap me presh në duar me plot 130 kg drogë që donte t'i trafikonte në Itali, t'i them Lulzim Bashës e SHQUP- istave të tjerë: turpërohun­i për baltën që keni hedhur e mbylleni gojën! Kriminelët dhe trafikantë­t janë vetëm kaq,

kriminelë e trafikantë. E mbi krimet e tyre, ne kemi zgjedhur të mos fitojmë vota duke sharë PD- në, por të fi- "Unë nuk kam ndërmend të akuzoj Lulzim Bashën si trafikant apo pronar të drogës që iu kap mikut të tij dhe të partisë së tij. Kjo do ishte e tepërt dhe e padrejtë", - reagoi dje ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj deklaratav­e të PD- së.

tojmë forcë më shumë për t'u bërë bashkë me qytetarët, për një Shqipëri më të denjë e më të drejtë".

Shoqëria përmbarimo­re “General Debt Collection” shpk

 ??  ?? Kamionçina ku ishte fshehur kanabis sativa
Kamionçina ku ishte fshehur kanabis sativa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania