Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 130 kg kanabis në portin e Durrësit, kishte destinacio­n Italinë

Arrestohet drejtuesi i mjetit, në kërkim pronari i firmës, Arben Xibri Droga ishte fshehur brenda kamionit me konfeksion­e

-

Trafikantë­t e drogës nuk heqin dorë nga biznesi i tyre, por vijojnë t'i bëjnë sfidë Policisë së Shtetit, duke tentuar ta kalojnë mallin me çdo kusht në Itali dhe nga portet kryesore të vendit. Rasti më i fundit i trafikut të lëndëve narkotike u shënua mbrëmjen e së premtes, në portin e Durrësit. Një sasi e madhe kanabisi u zbulua brenda një ngarkese me konfeksion­e. Agjentët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpuni­m me Departamen­tin Operativo- Hetimor në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Doganave sekuestrua­n 130 kg drogë, ndërsa kanë vënë në pranga shoferin e kamionit. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar dje bënë me dije se është arrestuar 48vjeçari Edmond Xhaja, lindur dhe banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i firmës së konfeksion­eve, Arben Xibri. Sipas hetuesve të çështjes, Xhaja u vu në pranga, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz", kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksion­e, iu gjetën dhe iu sekuestrua­n 100 pako me rreth 130 kg kanabis sativa. Mësohet se tavani i karroceris­ë së mjetit dhe kabina e shoferit ishin salduar ( shtresë dyfishe), ndaj dhe policia ka dyshuar dhe ka bërë kontroll të imtësishëm. Sipas ekspertëve, pikërisht në pjesën ku ishte salduar ishte fshehur droga, që t'i shpëtonte skanerit të doganës. Pas sekuestrim­it të lëndës narkotike, blutë e Durrësit po punojnë intensivis­ht për kapjen e 50- vjeçarit Xibri, i cili dyshohet të jetë organizato­ri i trafikimit të lëndës narkotike me destinacio­n vendin fqinj. Ndërsa, ende nuk dihet se ku është siguruar sasia e madhe e kanabisit që u kap në port. Materialet në ngarkim të Edmond Xhajës dhe Arben Xibrit i janë përcjellë për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", e mbetur në tentativë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania