Gazeta Shqiptare

Magazina e kanabisit në Ishëm, prangosen dy shoferët që transporto­nin punëtorët

Të punësuarit: Detyrat na i shkruanin në copa letrash

-

DURRES - Dy ditë pas zbulimit të magazinës së drogës në Ishëm të Durrësit, policia ka vënë në pranga dy persona. Bëhet fjalë për 27- vjeçarin Julian Dama, banues në Shkafane, dhe 32- vjeçarin Altin Lleshi, banues në Hamallaj. Sipas burimeve nga policia, dy të rinjtë ishin punësuar si shoferë dhe transporto­nin punëtorët në vilën e drogës, në pronësi të Besmir Agasit, i cili është shpallur në kërkim. Shtëpia dykatëshe në fshatin Rrotull ishte përshtatur për pastrimin, tharjen dhe magazinimi­n e lëndëve narkotike. Në këtë banesë, blutë gjetën dhe sekuestrua­n 300 kg kanabis sativa. Mësohet se Dama dhe Lleshi i transporto­nin 13 punëtorët e kanabisit me mjetin tip furgon me targa AA 039 BK dhe automjetin tip "Peugeot" me targa AA 892 LP, në pronësi të tyre. Burime nga grupi hetimor deklaruan se Besmir Agasi e kishte vënë shtëpinë e tij në dispozicio­n të grupit të trafikantë­ve. Po të njëjtat burime sqaruan se gjatë marrjes në pyetje, punëtorët e kanabisit kanë deklaruar se nuk i njohin personat që menaxhonin lëndën narkotike. "Ata vendosnin copa letrash në mur, nëpërmjet së cilave mësonim se çfarë pune do të kryenim, sa kg kanabis do të thanim dhe sasinë që do të paketonim. Kur ne shkonim në punë, pronarët e mallit ishin larguar, ndaj lexonim letrat që na linin dhe bënim punën sipas porosisë", kanë thënë punëtorët e magazinës së drogës. Ndërkaq, hetuesit e çështjes u shprehën se dy shoferët e arrestuar janë në dijeni të grupit të trafikantë­ve të drogës, por deri tani nuk i kanë bërë me dije emrat e tyre. Ndërtesa e përshtatur si magazinë e drogës, ndodhet shumë afër fshatit Gotull, ku disa ditë më parë u ul avioni tip "Piper". kl. ha.

 ??  ?? Shoferi i kamionit i arrestuar nga policia, Edmond Xhaja
Shoferi i kamionit i arrestuar nga policia, Edmond Xhaja
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në portin e Durrësit
Droga e sekuestrua­r në portin e Durrësit
 ??  ?? Shtëpia- magazinë e kanabisit në Ishëm
Shtëpia- magazinë e kanabisit në Ishëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania