Gazeta Shqiptare

Tenderi për uniformat, bllokohet llogaria bankare e kompanisë

Prokuroria: Mund të jenë prodhuar brenda territorit shqiptar Dyshime për falsifikim të dokumentev­e

- Xhensila Kodra

Prokuroria e Tiranës do të bëjë sekues trimin e llogarisë bankare të kompanisë "Marsi& AL", e cila ishte fituese e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit. Ky fakt bëhet me dije pranë burimeve të prokuroris­ë, të cilat shtuan më tej se kjo gjë do të bëhet pasi dyshohet se kompania në fjalë, përveç veprës penale të mashtrimit, mund të ketë kryer edhe atë të falsifikim­it të dokumentev­e. Mësohet se nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo kompani ka përfituar një shumë të konsiderue­shme parash si detyrim për prodhimin e uniformave, dhe pikërisht për këtë gjë është vendosur edhe bllokimi i llogarisë bankare. Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se hetuesit e çështjes i kanë kërkuar informacio­n Ministrisë së Punëve të Bren- "Policia e Shtetit porositi disa uniforma, të cilat erdhën jashtë standardev­e, ndaj me sa duket dhe me sa jam informuar nga policia, policia ndërpreu kontratën. Policia nuk pranoi të merrte në dorëzim uniformat. Policia bëri kallëzim në prokurori", - tha ministri i Brendshëm gjatë një prononcimi për mediat.

dshme për sa i përket dosjes së tenderit të uniformave lidhur me kontratën e policisë me atë të kompanisë së sipërpërme­ndur, si dhe letërkëmbi­met shkresore mes tyre. Përpos këtyre, grupi hetimor ka kërkuar edhe sekuestrim­in e dosjes së kompanisë "Marsi& AL" pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrim­it, pasi dyshohet se shkresat e dorëzuara në QKR kanë qenë të falsi-

fikuara. Ndërkaq, burimet e sipërpërme­ndura thanë për "GSH", se nga hetimet e deritanish­me nuk ka rezultuar ndonjë shkresë ose provë nga dogana që fakton hyrjen e uniformave në Shqipëri, duke qenë se uniformat do të prodhohesh­in në Turqi. Lidhur me këtë fakt, prokurorët e çështjes kanë ngritur dyshime se uniformat mund të jenë futur kontraband­ë ose mund të ketë pasur falsifikim të dokumentev­e. Po sipas të njëjtave burime, dyshimet janë edhe mbi faktin se uniformat e punonjësve të Policisë së Shtetit mund të jenë realizuar në territorin shqiptar. Pak ditë më parë, me anë të një njoftimi, nga ana e Policisë së Shtetit u raportua se "ndërprerja e kontratës me kompaninë ' Marsi& Al', e cila duhej të prodhonte uniformat e reja të punonjësve të policisë, u bë për shkak se më shumë se 10 objekte të ndryshme që i përkasin uniformës, nuk janë në parametrat e kërkuar sipas specifikim­eve teknike të tenderit dhe në përputhje me kontratën e firmosur". "Analizat laboratori­ke kanë treguar se më shumë se 10 objekte të ndryshme që i përkasin uniformës së Policisë së Shtetit,

nuk janë në parametrat e kërkuar sipas specifikim­eve teknike të tenderit dhe në përputhje me kontratën e firmosur. Ndër materialet që nuk kanë qenë në përputhje me specifikim­et e kontratës është objekti ' Bluzë pambuku me 2 kopsa për Policinë Rrugore', e cila është testuar

në përdorim, nga ku ka rezultuar me humbje të ngjyrës ( pjesa e verdhë) deri në 70% të saj", sqaron më tej policia, e cila thekson se nuk i ka bërë asnjë pagesë kompanisë në fjalë, por e ka kallëzuar atë në prokurori për akuzën "Shpërdorim i kompetenca­ve".

 ??  ?? Uniforma të Policisë së Shtetit
Uniforma të Policisë së Shtetit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania