Gazeta Shqiptare

Ish- i përndjekur­i tenton të digjet me benzinë tek Ambasada Amerikane

53- vjeçari: S'po më ndihmon as Amerika

-

Një

53- vjeçar tentoi dje t'i vërë flakën vetes pranë Ambasadës Amerikane, në "Rrugën e Elbasanit". Burime pranë policisë së kryeqyteti­t bënë me dije se personi që do të kryente këtë akt të rëndë ishte Fatmir Selmani, nga Çërriku dhe banues në Tiranë. 53- vjeçari është ish- i përndjekur politik dhe sipas dëshmisë që ai ka dhënë para hetuesve të çështjes, e ka bërë këtë veprim në formën e një kërcënimi ndaj shtetit shqiptar. Mëngjesin e djeshëm kanë qenë banorët e zonës ata të cilët sapo kanë parë një person që po lyente trupin me benzinë, kanë lajmëruar forcat e policisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e Komisariat­it Nr. 1, të cilët bënë të mundur edhe parandalim­in në kohë të ngjarjes së rëndë që mund të kishte shkaktuar Selmani. Pas kësaj, ai është shoqëruar në polici për t'u pyetur rreth rrethanave që po e çonin në vetëvrasje. Burimet e sipërpërme­ndura sqaruan se 53- vjeçari, që në fillim ka pohuar se ai është "Në ' Rrugën e Elbasanit', në afërsi të Ambasadës Amerikane, shtetasi F. S., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka lyer trupin me benzinë. Falë ndërhyrjes së menjëhersh­me të shërbimeve të Komisariat­it të Policisë Nr. 1, është bërë i mundur parandalim­i i veprimeve të tij", tha zyrtarisht policia.

një viktimë e diktaturës dhe se shteti shqiptar nuk po bën asgjë për të. Gjithashtu, ai ka treguar më tej se është lënë pas dore dhe se përveç shtetit tonë, nuk po e ndihmon as ai amerikan. "Jam një viktimë e diktaturës. Po më lënë pas dore. As shteti jonë nuk po

bën gjë për ne, na ka braktisur, por edhe shteti amerikan nuk më ka ndihmuar", - ka thënë 53- vjeçari para uniformave blu. Po ashtu, ai ka pohuar më tej se nëse shteti nuk e ndihmon, do të detyrohet të kryejë aktin e rëndë duke u vetëdjegur në mes të Tiranës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania