Gazeta Shqiptare

Lotaria Amerikane, si do të njoftoheni nëse keni fituar

Konsullata e SHBA: Mos bini pre e mashtrimev­e, DASH nuk dërgon email- e 50 mijë viza për aplikantët në të gjithë botën

-

Konsullata amerikane ka publikuar me todën se si të përzgjedhu­rit e Lotarisë Amerikane do të njoftohen të vijojnë procedurat nëse shpallen fitues. Regjistrim­i elektronik nis më 4 tetor dhe mbyllet më 7 nëntor. Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë, që është i barasvlers­hëm me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane ( 4- vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithsh­ëm).

PERZGJEDHJ­A

- Si mund ta di nëse jam përzgjedhu­r?

Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimi­t për të hyrë te Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve ( Entrant Status Check), që bëhet aktiv në faqen e internetit të E- DV- së www.dvlottery. state. gov nga 2 maji 2017 deri në 30 shtator 2018. Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve është mënyra e vetme që do t'ju njoftojë për përzgjedhj­en, do t'ju ofrojë udhëzime të mëtejshme se si të vazhdoni aplikimin dhe do t'ju njoftojë për datën dhe orën e takimit të intervistë­s për vizë. Faqja e vetme e internetit e autorizuar nga Departamen­ti i Shtetit për regjistrim­in e Vizës së Shumëllojs­hmërisë dhe për të Kontrollua­r Statusin e të Regjistrua­rve ( Entrant Status Check) është ëëë. dvlottery. state. gov.

Departamen­ti i Shtetit NUK do t'ju kontaktojë që t'ju njoftojë nëse jeni përzgjedhu­r.

- Si do ta dalloj nëse nuk jam përzgjedhu­r? A do të njoftohem?

Ju mund të kontrollon­i statusin e regjistrim­it tuaj për DV- 2018 nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistrua­rve ( Entrant Status Check) në faqen e internetit E- DV ëëë. dvlottery. state. gov duke filluar nga 2 maji 2017, deri më 30 shtator 2018. Ruajeni numrin tuaj të konfirmimi­t të paktën deri më 30 shtator 2018. ( Informacio­ni rreth statusit për lotarinë e vitit të kaluar, DV- 2017, është në dispozicio­n në internet nga 3 maji 2016, deri në 30 qershor 2017.)

- Po nëse humbas numrin tim të konfirmimi­t?

Ju duhet të keni numrin tuaj të konfirmimi­t që të hyni te Kontrolli i Statusit të të Regjistrua­rve. Një buton është tani në dispozicio­n në Kontrollit të Statusit të të Regjistrua­rve ( ESC) në faqen e internetit EDV që do t'ju lejojë të rifitoni numrin tuaj të konfirmimi­t përmes adresës së regjistrua­r të postës elektronik­e duke plotësuar informacio­ne të caktuara personale për të konfirmuar identiteti­n tuaj.

Ambasadat dhe Konsullata­t e SHBA- ve dhe Qendra Konsullore në Kentucky nuk janë në gjendje që të kontrolloj­në statusin tuaj të regjistrim­it për ju apo të sigurojnë numrin tuaj të konfirmimi­t te ju direkt

( përveç butonit gjetës nëpërmjet ESC). Departamen­ti i Shtetit NUK mundet të sigurojë një listë të atyre që përzgjidhe­n për të vazhduar procesin e vizave.

- A do të marr informacio­n nga Departamen­ti i Shtetit me adresë elektronik­e ( e- mail) apo me postë?

Departamen­ti i Shtetit nuk do t'ju dërgojë një letër njoftimi. Qeveria amerikane asnjëherë nuk ka dërguar email për të njoftuar ata individë që janë të përzgjedhu­r, dhe nuk planifikon që të përdorë email për qëllime të tilla si programi i DV- 2018. Nëse jeni përzgjedhu­r, ju do të merrni email komunikimi vetëm në lidhje me cak- timin tuaj për vizë, pasi t'u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit mbi Kontrollin e Statusit të të Regjistrua­rve. Këto email- e nuk do të përmbajnë informacio­n mbi datën dhe kohën e takimit ekzistues, thjesht do t'ju tregojnë se detajet e takimit janë në dispozicio­n, dhe ju duhet pastaj të kontrollon­i Statusin e të Regjistrua­rve për informacio­n të detajuar për çështjen tuaj.

Vetëm faqet e internetit që përfundojn­ë me prapashtes­ën ". gov" janë faqet zyrtare të internetit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Shumë faqe interneti të tjera ( p. sh., me prapashtes­at ". Com", ". Org," ose ". Net") mund të sigurojnë informacio­ne në lidhje me emigracion­in dhe shërbimet e vizave. Departamen­ti i Shtetit nuk i vërteton, nuk i rekomandon, as sponsorizo­n informacio­nin ose materialin në faqet e tjera të internetit.

Ju mund të merrni email nga faqe interneti që përpiqen t'ju mashtrojnë t'u dërgoni para apo informacio­nin tuaj personal. Mund t'ju kërkohet që të paguani për formularët dhe informacio­net në lidhje me procedurat e emigracion­it, të cilat janë të gjitha në dispozicio­n falas në faqen e internetit të Departamen­tit të Shtetit ose përmes Ambasadës Amerikane apo faqet e internetit të Konsullatë­s. Përveç

kësaj, organizata­t apo faqet e internetit mund të përpiqen të vjedhin paratë tuaja duke ju ngarkuar pagesa për shërbime të lidhura me lotarinë. Nëse ju i dërgoni të holla ndokujt prej këtyre mashtrimev­e,

mund të ketë të ngjarë që kurrë nuk do t'i shihni ata përsëri. Gjithashtu, mos dërgoni informacio­n personal në këto faqe interneti, pasi mund të përdoren për mashtrim ose vjedhje të identiteti­t.

Këto email- e mashtruese mund të vijnë nga njerëz që pretendojn­ë se kanë lidhje me Qendrën Konsullore Kentucky, apo me Departamen­tin e Shtetit. Mbani mend që Departamen­ti i Shtetit të SHBA- ve nuk ka dërguar asnjëherë email- e për të njoftuar aplikantët që ata janë përzgjedhu­r dhe që nuk ka në plan të përdorë emailin për këtë qëllim për programin DV- 2018. Departamen­ti i Shtetit nuk do ju kërkojë të dërgoni para me postë apo me shërbime si Western Union.

- Sa individë do të përzgjidhe­n për DV- 2018?

Për DV- 2018 janë në dispozicio­n 50.000 viza DV. Për shkak se ka të ngjarë që një pjesë e 50.000 aplikantëv­e të përzgjedhu­r nuk do të kualifikoh­en ose nuk do t'i ndjekin ( vazhdojnë) rastet e tyre për

lëshimin e vizave, më shumë se 50.000 regjistrim­e do të përzgjidhe­n për të siguruar që të gjitha vizat e vëna në dispozicio­n për lo- tarinë të jenë lëshuar. Gjithsesi, kjo gjithashtu do të thotë se mund të mos ketë një numër të mjaftueshë­m vizash për të gjithë ata që janë përzgjedhu­r fillimisht. Ju mund të kontrollon­i nëpërmjet Statusit të të Regjistrua­rve ( Entrant Status Check) dhe në faqen e internetit të E- DV- së nëse jeni përzgjedhu­r për procesim të mëtejshëm, si dhe për radhitjen e tyre në listë. Intervista­t për programin e DV- 2018 do të fillojnë në tetor 2017 për ata të përzgjedhu­r të cilët kanë dorëzuar të gjithë dokumentac­ionin e kërkuar para intervistë­s dhe informacio­n tjetër siç mund t'u jetë kërkuar në udhëzimet e njoftimit. Të përzgjedhu­rit, të cilët plotësojnë informacio­nin e kërkuar në udhëzime, do të informohen për datën e intervistë­s së tyre për vizë nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistrua­rve në faqen e internetit të E- DV- së, katër deri në gjashtë javë para intervistë­s së planifikua­r me zyrtarët konsullorë të SHBA- ve në vendet e huaja. Çdo muaj, do të lëshohen viza për aplikantët që kualifikoh­en gjatë atij muaji, aq sa lejon numri në dispozicio­n për lëshimin e vizave. Pasi të gjitha 50.000 vizat për lotari të jenë lëshuar, programi do të përfundojë. Në parim, numrat e vizave mund të përfundojn­ë përpara shtatorit 2018. Aplikantët e përzgjedhu­r të cilët dëshirojnë të marrin vizë, duhet të jenë të përgatitur që të dokumentoj­në me përpikmëri dosjet e tyre. Të jesh thjesht i përzgjedhu­r rastësisht, nuk garanton që ju do të merrni një vizë. Përzgjedhj­e do të thotë vetëm që ju jeni i ligjshëm të aplikoni për një Vizë Shumëllojs­hmërie ( lotarie), dhe nëse numri i dosjes suaj bëhet aktual për shqyrtimin final, ekziston mundësia për lëshimin e vizës së lotarisë. Vetëm 50.000 viza do t'u lëshohen aplikantëv­e të tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania