Gazeta Shqiptare

Gjermani, si ndihmojnë xhamitë në parandalim­in e terroristë­ve?

Informacio­ni për arrestimin e refugjatit 16- vjeçar erdhi nga një shoqatë myslimane Flet efektivi i Policisë Kriminale të Këlnit

-

Informacio­ni për ar restimin e refugjatit 16vjeçar në Këln erdhi nga një shoqatë myslimane. Maruan Abou Taam nga Zyra e Policisë Kriminale e Landit shpjegon rolin e shoqatave në luftë kundër terrorit.

A kemi të bëjmë me një rast të veçantë, që një shoqatë myslimane u jep autoritete­ve gjermane një informacio­n të tillë?

Policia në gati të gjitha landet gjermane zhvillon një dialog intensiv me shoqatat islamike, punonjësit e policisë ndodhen në komuna. Vitet e fundit, përmes kontakteve personale atje është krijuar një raport besimi. Kjo do të thotë se rrugët për të kryer një punë janë shkurtuar dhe barrierat e komunikimi­t janë eleminuar. Kështu mund të rrjedhin edhe informacio­ne të tilla. Megjithatë, aktualisht ne mund të flasim vetëm për një numër shumë të vogël informacio­nesh të tilla.

Pse kemi një situatë të tillë?

Kjo ka të bëjë me faktin se skena radikale zakonisht nuk shkon në komunitete, të cilat janë në fakt në kontakt me policinë. Në Gjermani ne kemi nga njëra anë strukturat e "islamit legal" dhe kemi edhe struktura, të cilat janë më tepër salafiste. Për sa u përket salafistëv­e, natyrisht që nuk ekziston një raport besimi me policinë.

Sa të pranishme janë shoqatat myslimane në strehimet e refugjatëv­e?

Janë refugjatët, të cilët kërkojnë vetë shtëpi për t'u falur. Prandaj komunitete­t fetare dhe veçanërish­t teologët atje kanë një përgjegjës­i shumë të madhe, sepse ekstremizm­i islamik radikalizo­het mbi bazën e fesë.

Kur dhuna argumentoh­et me fe, feja mund të mbrohet vetëm atëherë vetë, kur zhvillon një kundër- narrativë. Radikalizm­i mund të kundërshto­het në mënyrë të besueshme vetëm me narrativa, që e kanë burimin në komunitete. Kjo do të thotë, Dr. Maruan Bou Taam është ekspert për terrorizmi­n ndërkombët­ar, sigurinë e brendshme dhe salafizmin. Ai punon si punonjës shkencor për Zyrën e Policisë Kriminale në landin e Rheinland- Pfalz.

që është më e besueshme, kur një imam thotë, "jo, ajo që propagando­ni ju nuk është feja islame", se sa kur e bën këtë një punonjës social.

A nuk ndodhin atje mjaft gjëra?

Unë atje shoh dobësi shumë të mëdha. Në komu- nitetet myslimane ne kemi njëfarë mbingarkes­e strukturor­e dhe të lidhur me kualifikim­in. Atje nuk gjen mjaftueshë­m dije teologjike dhe kapacitet, për të reaguar kundër radikalizm­it.

Çështja kryesore që shtrohet është se si mund të përmirësoh­en komunat në këtë situatë. Ne atje kemi më tepër teologë laikë, të cilët më tepër kryejnë praktikë fetare, se sa konfrontoh­en mendërisht me fenomenin e radikalizi­mit, të shoqërisë dhe problemet e rinisë. Kjo kontribuon që të rinjtë të shkojnë në ambiente radikale, ku me ta flitet në një gjuhë të përshtatsh­me për të rinjtë dhe ku me sa duket atyre u përcjellin diçka edhe nga pikëpamja fetare.

Në komunitete­t myslimane gjen shumicën e herëve njerëz që janë në gjendje të përkthejnë, që janë në gjendje të thonë se ku mund të gjesh një mjek të caktuar. Atje mund të konstatosh se ka edhe përkujdesj­e sociale. Kur refugjatët hasin këtu në njeriun e gabuar, ndodh që lind një varësi, që mund të çojë në radikalizë­m.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania