Gazeta Shqiptare

Berisha: E bekoj lidhjen mes Shkëlzenit dhe Arminës

Ish- kryeminist­ri në "Xing me Ermalin": Shtëpia ime, bazë për UÇK- në "Lidhja mes tyre, drejt finalizimi­t"

-

Në një intervistë ndryshe: pa do rashka, për politikën, jetën personale, për marrëdhëni­et e tij me kundërshta­rët politikë, aleatët, familjen etj. Ishkryemin­istri Sali Berisha ka folur dje në spektaklin "Xing me Ermalin". Ai është pritur me një këngë të njohur, sidomos në dasma demokratës­h me ritme të veriut të Shqipërisë: "O moj Serbi o murin ta prisha, se mua më thonë doktor Berisha".

Ndryshe nga sa flitet për ndikimin e tij në PD, Berisha deklaron se influencën më të madhe e ka te pasardhësi i tij, Edi Rama. Ndërkohë që Ermali nxjerr edhe një qese, që thotë se është me hashash, Berisha i thotë "do ta pësosh si Eni Vasili... do na sjellësh policinë këtu".

Cila është pija që të pëlqen më shumë? Se ti nuk dukesh as tip pijanec?

Absolutish­t pija e preferuar është vera, por vetëm me një kusht: Gjithë jetën vetëm nga një gotë në ditë. S'do gjesh kurrë njeri që të thotë se ' u ula me të dhe piva dy gota'. Unë pi një gotë verë vetëm në drekë. Unë nuk jam i pari në degustimin e verës në familje. Verën sa herë që hapet shishja e deguston Lili, sepse realisht në degustim është më mirë se unë.

Sot është Dita Ndërkombët­are e Paqes; si do ishte sikur ne të bëjmë një video që i drejtohet Edi Ramës, dhe pyetja ime drejtuar Ramës, në një kohë që jam këtu me legjendën e kombit, doktor Sali Berishën… E sëmure atë tani. E the këtë? E sëmure! Pyetja ime për Ramën është: Nëse sot do t'ju bëja një ftesë, a do t'i dhuronin njëritjetr­it një përqafim?! Këtë pyetje po ta bëj ty doktor fillimisht: Do e dhuronit një përqafim me Ramën?

Mendoj se një akt i tillë nuk do t'i shërbente paqes, do t'i shërbente hipokrizis­ë. Ne jemi për realen, jo për hipokriten.

Kjo video tani do t'i shkojë kryeminist­rit të momentit, Edi Rama…

Kryeminist­rit aksidental të vendit; ti i thua ' i momentit', unë i them ' aksidental'.

( Ermali nxjerr një qese nga poshtë) Ore kush e ka nxjerrë këtë hashashin këtu?

Do ta pësosh si Eni Vasili... do na sjellësh policinë këtu.

Si mendon për këtë reformën në drejtësi, do bëhet ndonjë gjë, do futet njeri në burg? Apo është një flluskë sapuni?!

Ndryshimet kushtetues­e që u bënë, gjykoj se krijuan mundësinë për të vendosur standarde të reja, të cilat mund t'i japin një shans drejtësisë shqiptare të nisë një proces jetik për vendin, luftën serioze kundër korrupsion­it. Me ligjin e dytë që po bën Rama, po shtrin kthetrat dhe po e fut në xhep drejtësinë, duke shkatërrua­r në mënyrë përfundimt­are reformën.

Derisa të vijë Basha në pushtet, ne nuk shohim ndonjë dritë të bardhë?!

Prapë duhet të ketë shpresë, nuk mund në mbajë peng një komb dhe një sistem një njeri. Mund ta dëmtojë, por prapësepra­pë do ketë rrugëdalje.

A pendohesh ndonjëherë për ato që thua? Kur thua ato gjëra në parlament, pendohesh kur i sheh dhe thua që ' ç'desha që e thashë këtë'?

Po pa diskutim mund të ketë, por jo vendime! Vendimet jo, sepse kurrë nuk i shpreh pa i menduar shumë gjatë. Mund të kem lapsuse, por vendime jo, sepse vendimet dhe deklaratat konkluzive jo; ato unë i mendoj, nuk i kam aksidental­e asnjëherë.

Çfarë mendove për herë të parë kur u bëre president? Unë po të isha bërë president, do kisha menduar se si të rrihja shokët e fëmijërisë...

Gjëja e parë që mendova dhe barra më e tmerrshme ishte, sepse unë banoja në Brrakë, dhe kur bëja rrugën nga apartament­i për në Presidencë, dhe çdo mëngjes sheshi "Skënderbej" së paku kishte qindra të rinj të papunë, sepse Ramiz Alia para se të ikte bëri dekretin e 80%- shit, d. m. th. të gjithëve u jepte 80% dhe askush nuk punonte më. E merrnin si rrogë me dhjetëra mijëra punëtorë të ndërmarrje­ve të mëdha, dhe Sali Berisha si president kishte gjithsej në Bankën e Shtetit 4 milionë dollarë të lëna nga regjimi rezervë shtetërore. Në çfarë viti ishte kjo? Ishte viti 1992. Dhe këta ishin muajt e vështirësi­ve më të mëdha, dhe ai vit u kalua nëpërmjet privatizim­eve të shpejta. Për shembull, për t'u dhënë qytetarëve të kenë diçka në dorë nga sistemi i ri, bëmë privatizim­in e apartament­eve, dhe me një skemë të shkëlqyer me ndihmën e një eksperti amerikan, ne ia dolëm që në 8 muaj të privatizoj­më 220 mijë apartament­e. Njerëzit i morën, paguan nga një shumë simbolike prej 100 dollarësh, maksimumi i atyre që paguan ishte 350 dollarë. Po në raport me shokët? Kurse në raport me shokët, kur u bëra president, mblodha një ditë shokët, i ftova për kafe. Por për fat të keq kisha humbur sensin e parasë së vjetër me të renë dhe kamerierin e pagova me të vjetra, duke vlerësuar se po e paguaja me të reja. Pra kur pagova, gabova. Sepse gjithmonë duhej të mbaja para në xhep. E kisha ligj këtë. Sa ishte fatura, doktor? S'e mbaj mend tani. Ai mori paratë dhe unë madje i thashë ' mos më kthe kusur'. Kur ika në shtëpi, i them Lilit ' më jep para të tjera'. Kur i thashë Lilit për vlerën, më tha ' ti nuk i ke dhënë as çerekun e asaj që duhej të paguaje'. Ia çuam paratë më mbrapa pastaj. Kur i dhashë paratë, më duket se i thashë edhe ' mos më kthe kusur'.

Ka njerëz që thonë që Luli s'e drejton mirë partinë, Luli ka fajet për këtë e për atë. Ore, ku do futen këta njerëz kur Luli të jetë kryeminist­ër?

Ata do të bashkëpuno­jnë me Lulin, normale. Muri nuk luan, njeriu luan.

Jeni puthur ndonjëherë me Ilir Metën?

Në tërësi si rregull, burrat nuk puthen me njëri- tjetrin. Por ka edhe përjashtim­e.

Doktor, kur i kishe fëmijët të vegjël, a i rrihje?

Mundet, por nuk mbaj mend t'i kem rrahur ndonjëherë.

Nusja e re, si duket? E kam fjalën për Armina Mevlanin. Ajo mundohet të jetë shumë aktive në "Facebook". Ndoshta përpiqet të të imitojë ty, se ti ke shumë fansa. Si duket? A është nikoqire, a çohet para se të çohet vjehrri? A fle pasi të flejë vjehrri?

Së pari ata jetojnë në shtëpinë e tyre, ndërsa vjehrri jeton në apartament­in e tij. Së dyti janë në një periudhë bashkëjete­se, por që po ecin drejt finalizimi­t të saj. Ti, e ke bekuar këtë ecje? Absolutish­t, unë zgjedhjen pa diskutim. Respektoj zgjedhjen e djalit tim dhe të sajën pa diskutim.

Çne një malësor që bën not? Ç'lidhje ke me notin?

Hobi im më kryesor në aktiviteti­n fizik është ecja, dhe së dyti noti. Sa ecën? E nevojshme është të bëhen 10 mijë hapa në ditë. Kjo është direktiva. Jo gjithnjë i bëj, por në fundjavë bëj edhe 16 mijë. Unë jam njeri i përkujdesu­r për të bërë kuotën e hapave që duhet të bëj. S'mund ta them sa ndikon për ndalimin e sëmundjeve, por ndikon në mënyrë thelbësore në cilësinë e jetës. Në këtë periudhë unë ndihem fizikisht edhe më mirë se 10 vite më parë. Pse e them këtë? 7- 8 vite më parë bëra një ecje në dëborë shumë të lodhshme, e bëra me shumë kënaqësi, por eca 2 orë e gjysmë. Pësova një dëmtim të gjunjëve dhe u operova në këmbë nga ai marshim. Mendova se nuk do ta merrja veten, por e mora. M'u deshën 2 vjet që ta merrja veten, por jam mirë.

Ke qarë ndonjëherë kur ke parë ndonjë film të dhimbshëm? Edhe prekem, por edhe jam i fortë. Se më kujtove: sa kam qarë unë dhe kjo Shqipëri kur ti dhe dorëheqjen... Ai ka qenë një vendim gjakftohtë imi. Por që theve gjithë fjalët që thoshin për ty, që ti nuk e dije si i zbritet kalit?

Gabimi më i madh që kanë bërë ata që janë marrë me mua është kur nuk kanë lexuar drejt ato që unë kam thënë. Unë kam bërë gjithnjë ato që kam thënë. Në politikë mund të zgjedhësh këtë rrugë, por mund të zgjedhësh edhe rrugën me dhelpëri. Për fat të keq, mund të zgjedhësh edhe gënjeshtrë­n. Politologë­t thonë që këtë rrugë e kanë zgjedhur edhe personalit­ete të shquara. Unë kam bërë zgjedhjen e metodës direkte. Dhe asaj i kam qëndruar deri ditën e fundit.

A ke bërë ndonjëherë sherr kur ke qenë i ri?

Në tërësi jo. Në lojëra kam qenë i kufizuar. Kam qenë i pasionuar pas notit. Se më pyete pse. Në Tropojë ka lumenj. Shtëpia ime është në mes dy lumenjve, dhe një lumë tjetër është më përtej.

Ajo shtëpi ku shumë anëtarë të PDsë shkojnë dhe bëjnë foto? Po, ajo. Është bërë muze ajo? Jo. Po e rindërton djali. Ajo, ose duhej rrafshuar fare, ose duhej rindërtuar. Sepse u dëmtua shumë gjatë luftës së Kosovës. Ajo u përdor si bazë e UÇK- së. Serbët e kanë gjuajtur me mortaja 127çe sepse donin ta rrafshonin. Predhat nuk ranë anash, ndaj edhe ajo shpëtoi.

Pra e keni dhuruar për kauzën e UÇK- së shtëpinë tuaj? Me shumë kënaqësi. Kur shkon në gëzime familjare, nëpër dasma, a hedh lekë?

( Qesh) Jo, nuk hedh lekë.

"Ai ka komplekse, ai në politikë citon vetëm dy persona, Sali Berishën, dhe mund të të bëj një listë me shprehje të miat që ai përdor. Por për hir të së vërtetës, për shkak të reminishen­cës nga e shkuara citon edhe Enver Hoxhën." "Ndryshimet kushtetues­e që u bënë, krijuan mundësinë për të vendosur standarde të reja, të cilat mund t'i japin një shans drejtësisë shqiptare të nisë një proces jetik për vendin."

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha, dje në spektaklin "Xing me Ermalin"
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha, dje në spektaklin "Xing me Ermalin"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania