Gazeta Shqiptare

Një jetë plot dinjitet

-

Kam përpara portretin e qe shur të mikut Halit Mura ti. Sykaltër, i thjeshtë, inteligjen­t, modest, njerëzor. Kështu e kam njohur unë në vitet studentesk­e, pesëdhjetë vjet më parë. Ai erdhi në kursin tonë në vitin 1961, pas prishjes së marrëdhëni­eve me Bashkimin Sovjetik. Drama midis dy shteteve la pasoja të rënda në rininë studentesk­e të asaj kohe, një ndër të cilët ishte dhe Halit Murati, student i vitit të tretë, në degën frëngjisht, në një nga universite­tet e Moskës. E mbaj mend, por e mbajnë mend edhe miqtë e mi të kursit gjuhë- letërsi, shkrimtarë­t Musa Vyshka, Ruzhdi Pulaha, Vath Koreshi, e mbajnë mend mirë Helena Kadare dhe Sadije Agolli, e mbajnë mend publicisti Guro Zeneli dhe ish- ambasadori Piro Andoni, veçanërish­t e mban mend miku i tij durrsak, Shpëtim Kodra. Jeta e tij fatkeqësis­ht, për shkak të një aksidenti, u pre në mes në lulen e rinisë. Halit Murati lindi në 2 korrik të vitit 1935 dhe u nda nga jeta në 21 mars të vitit 1962. U nda nga jeta në kulmin e moshës. Do kalonin 50 vjet nga ikja e tij, kur unë të merrja vesh se ai kishte lënë një ditar të jetës së tij të shkurtër, botuar nën përkujdesj­en e vëllait të tij Shabanit, publicist dhe diplomat i njohur. Kur mora vesh se Haliti kishte lënë një ditar, në atë çast m'u kujtua shprehja e Baltazarit: "Jeta jetohet për t'u futur në një libër". E mora librin e tij me kujtime dhe e lexova me një frymë. M'u kujtua ai çast tragjik. Ato ditë pranvere ai bleu një biçikletë të re. Në rrëpirën poshtë konvikteve "Studenti", për të shpëtuar dikë, anon biçikletën dhe përplaset te një shtyllë telefoni. Të nesërmen e asaj dite i gjithë qyteti i Durrësit përcolli me dhimbje dhe madhështi birin dhe intelektua­lin e vet, Halit Muratin. Atë mëngjes binte vazhdimish­t shi. Dukej sikur edhe qielli qante. Ditari i tij quhet "Kujtime të jetës". Janë kujtimet e rinisë së tij. Ditari i tij, së bashku me fotografi të tijat dhe të familjes, ka rreth treqind faqe. Në të përfshihen kujtime të jetës së tij, të kohës rinore, nga mosha 15 vjeç gjer në moshën 26 vjeç. Një ditar autentik, që flet shumë e që botohet me rastin e 50- vjetorit të ikjes së tij. E veçanta e këtij memoriali janë gjuha dhe ortografia autentike, si dhe thjeshtësi­a dhe lakonizmi në përshkrimi­n e ndjenjave; po kështu dhe përdorimi i inicialeve të njerëzve të tij më të dashur. Ditari hapet me një parathënie të vëllait të tij Shaban Murati, publicist i njohur, ish- ambasador, i cili dhe është përkujdesu­r për botimin e këtyre shënimeve, të cilat pasqyrojnë jo vetëm profilin e një intelektua­li të kohës, por edhe vetë kohën në të cilën është shkruar. "Nëpër faqet e këtij ditari, - shkuan Shabani në parathënie, - rreh pulsi dhe shpirti i një të riu me një jetë të trazuar, plot dëshira dhe ëndrra të parealizua­ra." Ditari hapet me një thënie të çuditshme të shkrimtari­t rus Nikollaj Ostrovski, e cila lidhet me gjendjen e vet shpirtëror­e, e që brenda saj inicion një profeci për jetën e tij të shkurtër. "Gjaja më e çmueshme për njeriun e vërtetë është jeta. Ah! Jeta… - vazhdon të komentojë Haliti. - Mue s'më duket gja tjetër vetëm një andërr. Çdo gja që ngjet në jetë, qoftë në trup, qoftë në shpirt, kalon. Zhduket sikur s'ka ndodhë kurrgja. Vetëm kujtimet mbesin." Kuptohet qartë pse ai ka vendosur t'i hedhë në letër këto shënime të jetës së tij rinore.

Ditari hapet me datën 17 tetor të vitit 1950, kur Haliti ishte 15 vjeç. "Kjo ditë është fillimi i një jete të re, - shkruan autori i këtyre rreshtave. - Mbas shumë përpjekjes­h, hyra në punë. Po filloj punën në kantjerin detar. Morën fund ëndrrat e mia të bukura të fëmijërisë." Futjen e tij në punë qysh në moshë të vogël ai e quan fundin e një jete të lumtur. Puna të pjek para kohe. Por, puna e nisur në një moshë të re, vjen për shkak të problemeve ekonomike që ka pasur familja e tij dhe gjithë brezi ynë."

Në ditarin e tij Haliti përshkruan thjesht dhe realisht, shkurt dhe bukur, me ndjesitë e një të riu të kohës. Në shënimet e tij, heraherës, vërehet një e ardhme që ai e sheh me pesimizëm. Është një pesimizëm i lindur nga vështirësi­të e punës dhe ato ekonomike, një pesimizëm që jeton nën nënvetëdij­en e tij profetike, për jetën e tij të shkurtër. Edhe pse pak muaj më vonë ai do të marrë në punë kategorinë e tretë, ai shkruan po me këtë lloj pesimizmi: "Jam mërzitur shumë nga kjo punë, pasi nuk mund të përballohe­n dot të dyja, edhe puna, edhe shkolla e natës."

Hera- herës shënimet e këtij ditari përshkohen nga ndjesi të holla poetike. Ja çfarë shkruan ai në datën 31 mars 1952: "Pranvera ka fillue. Kumbullat kanë çelur lule. Oborri zbardh nga lulet." Në faqet e tjera të këtij ditari, fshehur midis rreshtash si manushaqja midis ferrave, gjallon një simpati e heshtur për një vajzë durrsake me inicialet Sh. K., të cilën ai dëshiron ta shohë shpesh e më shpesh. "Më duket aq e bukur dhe aq e mirë, sa askush tjetër nuk më hyn në sy." Janë ndjenjat e një të riu serioz, i cili qysh në moshë të re detyrohet të vazhdojë paralelish­t, punën dhe shkollën e mbrëmjes. "Shpeshherë mendoj për të… Përpara syve më del ajo…." Janë vitet e rinisë. Është vetë rinia që ndjen nevojën e pranisë së një shoqeje jete.

"E pashë qysh së largu, - shkruan ai. - U emocionova... I dhashë dorën dhe u përshëndet­ëm. Sa e ndrojtur u dukte. E pyeta se pse nuk e kisha parë prej kohe. M'u përgjigj se rrinte në shtëpi e nuk dilte." Përshkrime të tilla, të një dashurie të kohës. Vajza e ndrojtur dhe e mbyllur në shtëpi, me

Kushdo që do ta lexonte këtë libër me kujtime, do të bindej plotësisht për talentin e tij të padiskutue­shëm. Janë përshkrime­t e holla të personave që i ka njohur. "Janë disa imtësi, - thotë Dostojevsk­i, - që përbëjnë thelbin e letërsisë". Ja, ato imtësi dhe vëzhgime profesiona­le, të një intelektua­li, na bindin që Halit Murati, po të jetonte më gjatë, sot do të ishte një ndër shkrimtarë­t tanë të njohur. Fillimisht ditari i tij intim është shkruar me fraza të shkurtra. Më pas fjalitë bëhen të zgjatura, dhe përshkrimi i personazhe­ve bëhet zhbirues, i vërtetë, i gjallë dhe jetësor.

Janë ditët e fundit të punës, koha kur Halit Murati pritet të veshë uniformën ushtarake. Janë ditët e ndarjes me vajzën me inicialin "W". Kujtimet e ditës 11 nën- tor 1954 përshkruhe­n me nota nostalgjik­e, për qytetin e lindjes, familjen dhe vajzën me inicialin "W". Viti 1955 ka vetëm kujtime ushtrie. Shënime të shkurtra, plot mbresa dhe detaje, që të mbesin në mendje. Autori u ka bërë një ndarje vjetore këtyre kujtimeve. Kujtimet e vitit 1956 e tregojnë autorin si një vërejtës të hollë të ndryshimev­e të natyrës dhe psikologji­së së njerëzve që e rrethojnë. Në një pikë vështrimi këto kujtime lexohen edhe si një roman intim, i cili ka në qendër një histori dashurie. Një dashuri midis dy të rinjve, të cilën nuk e kam parë të përshkruhe­t aq bukur në asnjë roman të asaj kohe. ( Do t'i sugjeroja vëllait të tij Shabanit, por edhe nipit të tij, publicisti­t të njohur Erl Murati, që ta shikonin me një sy tjetër këtë libër me kujtime, sidomos pjesën e dytë, pasi në bërthamën e vet shpaloset si një roman modern mozaikal). Ka shumë romane të kohës sonë, me një personazh, e me zhbirime psikologji­ke të mjedisit që i rrethon. Një nga këta romancierë është dhe shkrimtari shumë i njohur sot në Francë, Hollenbeg. Po kështu dhe nobelisti Ferdinando Pessoa, i cili, librin e tij më të rëndësishë­m, "Libri i shqetësimi­t", e ka të ndërtuar në këtë formë mozaikale.

Optika e shkrimtari­t Halit Murati kalon nga një vend në tjetrin, nga shëtitjet anës detit të Golemit, në repartet e punës dhe ato ushtarake, nga jeta në Shqipëri, te ajo në Moskë. Kujtimet e vitit 1960 janë nga më mbresëlënë­set e këtij libri. Këtu përshkruhe­n imtësisht, mbresat dhe emocionet e para të një të riu shqiptar në një qytet të madh e të zhurmshëm siç është Moska, me ndërtesa të larta dhe rrugë të gjera, me kinema dhe teatro të shumta, me vajza të bukura e me qytetarë që shprehin miqësinë për Shqipërinë e vogël. "Këtu çdo gjë të habit, - shkruan djaloshi durrsak, i mahnitur nga Moska, qyteti i madh i sovjetëve. - Kudo shohim ndërtesa të mëdha e të larta, bulevarde të gjera." "Lëvizje. Gjallëri. Zhurmë. Kishat e shumta të Kremlinit i vizituam të dielën. Më bënë përshtypje kambana mbret 200 ton dhe top mbret 40 ton, me një kalibër 890 mm…." Studenti durrsak vëren me kujdes se si "studentët sovjetikë i presin mirë dhe bisedojnë me ta, ndërsa studentët e huaj i shohin ftohtësish­t."

Kujtimet nga jeta studentesk­e janë nga më të bukurat e këtij libri. Janë shkruar si letërsi, me personazhe dhe detaje…. Ajo që të bën më shumë përshtypje në këto kujtime ruse janë vetë vajzat ruse, të bukura, të dashura, të thjeshta dhe të sinqerta. Vajza me një natyrë tjetër. Të emancipuar­a e që nuk kalojnë kurrë në banalitet. Këto kujtime mund të vlerësohen si një novelë e një studenti në vitet e tij më të bukura studentesk­e. Ai nuk harron të përshkruaj­ë gjithçka që sheh dhe vëren në natyrë dhe në shoqërinë e tij. Do të veçoja prej tyre një dialog të datës 10 tetor 1960. Një bisedë me një miken e tij studente, Xhinën. "Të ulur në një park, afër metrosë së Moskës, ku dy anët e bulevardit ndriçohesh­in me drita vezulluese, ajo e pyet: - Beson në fat? - Jo, - i përgjigjet ai. - Po ti? - Unë po, - thotë ajo. Ishte ai fat që ai, në një çast lumturie i tha: Jo, nuk të besoj. Ishte fati i tij që e ndau nga ne në moshën më të bukur të rinisë. Po mbeti jeta e tij e bukur te ky ditar intim. Vetëm kujtimet mbesin…. Mbesin ato kujtime, që na tregojnë që miku ynë, edhe pse me një jetë të shkurtër, jetoi një jetë plot me dinjitet.

Ditari i tij, së bashku me fotografi të tijat dhe të familjes, ka rreth treqind faqe. Në të përfshihen kujtime të jetës së tij, të kohës rinore, nga mosha 15 vjeç gjer në moshën 26 vjeç. Një ditar autentik, që flet shumë e që botohet me rastin e 50- vjetorit të ikjes së tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania