Gazeta Shqiptare

A po teprohet “Shqipëria” e Marubëve?!

-

Dinastia e Marubëve, plot katër fotografë syresh në rradhë, kanë lënë punë të shkëlqyera. Kjo s’ka shumë kundërshti­m. Fati, zgjuarsia, risia por edhe talenti i la në majë të artit fotografik. Kjo është kaq e besueshme, aqsa ata kanë mbushur një boshllëk të madh të promovimit që kultura zyrtare shqiptare e bën në gati tre dekadat e fundit, duke e përshfaqur kudo në botë. Si të thuash, veç vlerave që përcjellin punët e Marubëve, duket sikur ato mbeten edhe njohëset më të mira të imazhit të shekullit të fundit për shqiptarët. Një mori studiuesis­h janë kapur fort pas tyre dhe shpesh përcjellin ide, gjetje por edhe risi, me këndvështr­imin që mbështetet në imazhin e tyre. Nga ana tjetër, ato kanë marrë vlerësime ndërkombët­are, por kuptohet se në masën kur vendi ynë e ka të mangët kulturën e krahasimit, neve na duket sikur ato janë të vetmet.

Për të gjithë adhuruesit e fotografis­ë duhet të sqarohet për çdo rast keqkuptimi se dinastia Marubi është një segment i gjatë dhe i shëndetshë­m i historisë së fotografis­ë shqiptare. Punët e Marubëve kanë mrekulli të patreguara, por edhe stisje butaforike, kanë histori që do të na shër- bejnë përgjithnj­ë, por edhe klishe të shumta.

Ndërkohë që hija e Marubëve, që po rritet shumë dhe nga qeveritarë­t tanë, ka lënë mënjanë një grup artistësh të mrekullues­hëm të historisë së fotografis­ë shqiptare. A mund të ketë tregues më të mirë të Luftës së Dytë Botërore se fotot e Ristanëve në Tiranë; po a mund të ketë peizazhe dhe portrete të realizuara modernisht pa përmendur Sotirin në Korçë? A mund të ketë risi modernizmi në punët e Jakovës? Duhet dhe ka shumë elementë. Por, për këta kujtohen pak dhe fare pak, ashtu si edhe për një grup të tërë fotografës­h, nga të cilët shumë janë sërish në Shkodër, por edhe në treva të tjera të vendit.

Shqipëria e Marubëve është një Shqipëri ekzotike dhe ashtu si duan të na shikojnë të huajt. Të papërpunua­r, të habitshëm, ekzotikë, të stërvarfër, në pak raste intelektua­lë, të stisur në pamje që realisht të kënaqin për gjetjen e kompozicio­nit, por që në thelb na tregojnë shumë më të prapambetu­r edhe sa jemi.

Ndërkohë paçka mrekullisë së tyre, Shqipëria përmes fotografis­ë ka nevojë të përshfaqë edhe një Shqipëri tjetër. Është ajo e zhvillimit, e bashkëkohë­sisë, e jetës së pa stisur. Në këtë lëmë duket se kanë shërbyer shumë më mirë modernitet­i i Jakovës, veçanërish­t Sotiri me klasin e tij dhe përcjellje­n e shkollës amerikane të fotografis­ë, Ristani me rritjen e Shqipërisë së pasluftës dhe kështu me radhë.

Ndaj në vëmendje të subjekteve të kulturës shqiptare, e sidomos të pushtetit vendor duhet të jenë dhe fotografët e tjerë, por veçanërish­t ata që kanë bërë realisht histori.

Mbase në argumentin tonë emri “Marubi” mund ta mbysë që në thelb idenë por SOTIRI, dhe RISTANI, JAKOVA e të tjerë realisht duhet ta shkundin vëmendjen e politikbër­ësve të kulturës për promovimin e tyre. Eh sa për të huajt mos u shqetësoni, do jeni njësoj interesant­ë edhe nëse do tregoni Shqipërinë që duan ata, sepse veç gjetjeve në artin e fotografëv­e të mësipërm keni dhe art, por edhe shkallën e zhvillimit të fotografis­ë shqiptare që realisht të impresiono­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania