Gazeta Shqiptare

Një kujtesë për Sotirin, fotografin e heshtur

-

shtë pak e vështirë sot t’i shpjegosh dikujt jashtë qytetit të Korçës se cili ishte Kristaq Sotiri. Dikur, të gjithë bashkëkohë­sit e Sotirit në Korçë, që tashmë janë harruar prej dekadash, e thërrisnin Charles. Kjo sepse ai pjesën e formimit e bëri për shumë e shumë kohë në SHBA. Por Charles që sot është thjesht një emër, e s’tregon shumë për qytetin juglindor të vendit, i takon historisë së fotografis­ë shqiptare.

Vitet e pas demokracis­ë e kanë zbehur jashtëzako­nisht punën e tij. Pafund. Por aspak trashëgimi­në e madhe të tij. Logjika të përcjell në një fakt historik kombëtar: Shqiptarët vlerësojnë pak nëse nuk vlerësojnë më pak të huajt. Pakujdesi e njerëzve të tij, pushtetit lokal, artistëve, autoritete­ve, por edhe pré e lloj- lloj marifetçin­jve, që kanë dashur të përfitojnë mbi të. Mbase të gjitha bashkë. Deri vonë, poshtë shkallares së shtëpisë flinte fototeka e pagojë e Sotirit. Për fat të keq, teksa shtëpia po prishej, i gjithë koleksioni i tij kishte mbetur në mëshirë të fatit. Sikur të mos ishte fare, ajo gjendej në këtë shtëpi, që ishte në një lagje karakteris­tike të Korçës, ku pak të vjetrit “njihen me erë”. E pra, mu aty, strehohesh­in rreth 15.000 negativa të Sotirit. I biri, para vdekjes, kish mundur që shumë syresh t’i rregullojë në musandrën që ndodhet në shkallët e shtëpisë. Punët e Sotirit janë në xham, të dimensione­ve të ndryshme dhe shumica janë 18x15, kartolina me përmasa të caktuara, punë 30x40. Një pjesë e madhe janë mirë, ndërsa një pjesë janë të dëmtuara. Ato janë në pllaka xhami dhe ka edhe të kohëve të fundit, kuptohet pas çlirimit, që janë me celuloid.

Pak histori

Çarli ( Sotiri) vendosi të kthehej në Shqipëri në vitin 1923. Në fakt erdhi për pak kohë, por fati i keq e solli që ai të mos largohej më nga vendi. Kishte plot 23 vite, që kishte qëndruar jashtë atdheut. Kishte me vete pasaportën e vendit të tij të ri dhe frymëmarrj­en e Amerikës. Tashmë nuk kishte pranë Steckel, apo ambicien, por veten dhe qytetin e tij, që ishte një “miniaturë” e atyre qendrave, ku kishte qëndruar në të ritë e tij. U pajtua me situatën dhe me aparatin e tij u vendos në një studio modeste, që gjendet sot afër Mitropolis­ë në Korçë. Përvojën, tashmë do e përcillte këtej e tutje në rregullin mbi pozën e njerëzve të vuajtur, këmbësorëv­e gjithfarës­h, artistëve shqiptarë dhe peizazheve, që vendit të tij, ia kishte dhuruar që nga krijimi, Zoti i madh. Dalëngadal­ë, tek burri i qetë filluan të pozonin qytetarët, familjet, fëmijët, ushtarakët. Në fillim me druajtje, pastaj gjithmonë e më shumë. Në natyrë ai i shtoi fototekës së tij edhe kurbatkat ( romet), lypsat, endacakët, banorët e qytetit... Pasioni e bënte që të largohej shpesh nga qyteti, kurse ndodhi që me Mion të prisnin shpesh agimin në Pogradec, Korçë e kudo gjetkë. Kur, një ditë arkiva e tij të marrë jetë do të kemi sërish kalimtarët e qytetit të tij; arkitektur­ën e kohës së paraluftës, një Korçë që u mungon të gjithëve. Por, ajo që e bën të veçantë artin e tij është se aparati i tij ishte një zë në kulturën shqiptare të viteve ’ 30 me ndjeshmëri­në që transmeton­te. Falë profesiona­lizmit të lartë, kudo mund të kundrosh feminiteti­n dhe muzikalite­tin, me të cilën ai ka trajtuar bashkëqyte­taren e tij Tefta Tashko Koçon; kemi Spiro Kondon, kemi Mion... Me një sy tjetër, lëvizjes intelektua­le, që po e ushqenin qendrat urbane të asaj kohe, i shtohej edhe arti i fotografis­ë së tij. Ai shkon tej gjendjes së ngrirë të personazhe­ve. Në çdo figurë shikon një dashuri të tillë, ku edhe peneli më profesiona­l do të hezitonte për të sfiduar. Në imazhet e të varfërve, pacientëve të spitalit të Turtullit, qytetarëve të ndryshëm, përcillet një gjendje emocionale e jashtëzako­nshme, e denjë për artin më superior. Vangjush Mio, mbreti i peizazhit shqiptar, një moment i kumton: “Më duket se punët, po më zbehen përpara artit dhe talentit tënd”. Jo vetëm fjalë miqsh, por edhe adhuruesis­h, për një art që ka filluar të diktonte. Dhe, kështu kaluan vitet. Ndërsa, negativat e Çarlit u zëvendësua­n me celuloidin. Në ditët tona, mijëra negativa ruhen në shtëpinë e vogël, afër Mitropolis­ë në Korçë. Që nga pllakat klasike të xhamit dhe duke vazhduar me ato të celuloidit, që u bënë pas Çlirimit. Filloi të seleksiono­nte, ndërsa me miqtë shprehte keqardhjen, kujton Kallfa, që i biri nuk e kishte mundur të trashëgont­e profesioni­n e tij.

Nga e mori mësimin

” Steckel” në dekadat e para të shekullit XX ishte sfida e madhe amerikane, ose “American Dreams”, për fotografët amerikanë që donin të bënin karrierë. Një nga këta ishte edhe Sotiri. E vendosur në “220 South Spring Street in downtown Los Angeles”, ajo dukej se donte të shpëtonte mjeshtrin nga fama e saj. Këtë adresë, shkëputur nga një revistë e shtrenjtë për të, mbante në dorë djali shqiptar, që vite më vonë do bënte historinë e qytetit të vogël mijëra e mijëra kilometra larg.. “Steckel Studio” ishte fytyra e Amerikës West , në pjesën e dytë të shekullit XIX dhe vazhdimin e XX. Gazetat amerikane e kishin për nder përdorimin e fotove të tij, ndërsa një foto tek ai, ishte më shumë se një detyrë familjare e qytetarëve të Los Angelos. Ishte detyra për t’u përjetësua­r artistikis­ht. ... Kur erdhi në Korçë, ai e përcolli të gjithë atë talent, por edhe cilësi profesiona­le. Kristo Sotir- i do të mbaronte jetën tokësore në vitin 1970. Çdo vit e më shumë do shuhej, ndërsa për ditë e më shumë korçarët e rinj as nuk e njohin. Prindërit e tyre, janë krenarë, se veç përditmëri­së në qytetin e tyre të Mios, Gërmenjit, Kondës, Tefta Tashkos... kishte dhe një Sotir. Mu atë Sotir, për të cilin janë kaq indiferent sot autoritete­t e artit shqiptar dhe e kanë promovuar fare pak.

* Shkrimi është mbështetur në një reportazh të dikurshëm

 ??  ??
 ??  ?? Kristaq Sotiri
Kristaq Sotiri
 ??  ?? Kristaq Sotiri ( Autoportre­t)
Kristaq Sotiri ( Autoportre­t)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania