Gazeta Shqiptare

… nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri nuk kishte ndonjë gjë të veçantë, përveç një apeli për Nënë Terezën, në lidhje me mendimin për t’i kushtuar një muze. Jo me fjalë, si deri më tani. Redaktori që e bëri shkrimin e mori nxitjen prej asaj që po bëjnë fqinjët tanë maqedonë, por edhe nga trendi ynë që e harrojmë shenjtoren sapo mbyllet përvjetori i saj i radhës. E besojmë se nuk pati ndonjë impakt sepse sot jemi në kohën e çmendur të snapshoot…

Avni Alcani, një bashkëpunë­tor i rregullt i “Milosao”- s na solli diçka lidhur me shpellat e eremitëve. “ na e përcolli ne. Kujtim Morina na kish sjellë një artikull lidhur me një studim të hershëm të Fatos Arapit. Pa shumë stërhollim­e, autori duhet të vlerësohet për nderimin që i bën autorit, por edhe shtjellën konkrete që i ka bërë në artikullin e vet.

Silvana Berki një përkthyese nga finlandish­tja na kish sjellë një autor finlandez. Erkki Kiviniemi vërtetë s’mund të thotë shumë për publikun shqiptar por shtjella e tij është interesant­e. Në këtë shkrim kemi shikimin e poezisë së kohës nëpërmjet vështrimit të një kritiku finlandez. Për shkak se modernizmi u fut në gjuhën finlandeze me “trenin e fundit”, vetëm në 1950 filloi të përdorej me detyrim. Publiku lexues, nuk ishte gjithmonë koherent, justifikon ai.

Plator Ulqinaku, një autor i ri, i cili jeton në SHBA dhe fitues i një çmimi poetik kombëtar

rikthehet në faqet e “Milosao”- s me krijimet e tij në dy gjuhë, që po i botojmë

siç janë dërguar. Shpejt do e kemi autorin me një intervistë për krijimtari­në e tij... Autori është shumë i veçantë në shprehjen e tij poetike dhe vazhdon të jetë në kërkim.

Në këtë numër kishim edhe një copëz prej Joseph O’Neill, një nga shkrimtarë­t më të mirë dhe premtues të kohës dhe këtë e shikon në review- të e organeve më me prestigj të Evropës. ALBAS falë edhe ndihmës së Komisionit Evropian e ka përfshirë në një nga projektet e saj bashkë me disa libra të autorëve të tjerë bashkëkoho­rë. Libri i tij “Qeni”, është i përkthyer mjeshtëris­ht tashmë nga Luljeta Lleshanaku dhe vjen pas librit “Netharland” të autorit që i dha famën, por edhe vendosjen e emrit në listën e gjatë të Man Booker- prize... Dhe, si zakonisht kishim edhe Zarathustr­ën....”

na vjen shikimi i Niçes përmes përkthimit të Qafokut. Një numër zakonshmër­isht i thjeshtë. Layout, këtë herë, e mirëkuptoj­më pasi s’kishte mundësi të punonte më mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania