Gazeta Shqiptare

Lindja e Dada- së

- NGA FRANÇOIS BUOT*

“Nëse “Kabare”- ja (“Kabare Voltaire”) jep përshtypje­n e një rrëmuje të madhe dhe vërtet simpatike, kjo lëvizje artistike që duket se po merr formë, niset nga një protestë radikale. Këta të rinj ulërijnë mosbesimin e tyre ndaj artit dhe vetëkënaqë­sisë që ai po përçon. “Në mënyrë konfuze ne refuzojmë të krijojmë një shkollë të re të artit modern”. Në “Kabare”, ndodh shkëputja e madhe. “Ata që janë me ne e ruajnë lirinë e tyre, - saktësonte Tzara, - dhe ne nuk njohim asnjë teori. Mjaftë më me teoritë kubiste e futuriste, këto laboratorë të ideve formale… çdo njeri duhet të klithë. Kemi një punë të madhe shkatërrue­se dhe mohuese për të bërë. Të fshijmë, të pastrojmë…” ( T. Tzara, nga Manifesti, 1918). Hans Arp shkon dhe më tej duke saktësuar se “në mes të thertoreve të luftës botërore, ne kërkojmë një art fillimtar që duhet t’i shpëtojë njerëzit nga çmenduria e tmerrshme e këtyre kohëve”. Në këto akte të shpërthime­ve e shkatërrim­eve ka dhe disa fanatikë si Johanes Baader.

Me pamjen e tij si një murg- ushtar, në çdo çast ai është në betejë. Në rrugë është një lloj predikator­i, një i “çmendur” pa skrupull. Ai sulet drejt kabaresë për të përdorur artin e provokacio­nit dhe të skandalit. Kandidat për zgjedhjet dhe president i një “Shoqërie Anonime e Krishtit”, Baader shpërndan komunikata­t e tij nëpër sallat e redaksive. Tzara e shikon me një lloj ekzaltimi këtë rrëmujë të orkestruar me dorë mjeshtri.

Dhe ai do ta kujtojë këtë mësim”. Richard Huelsenbec­k është një militant tjetër i avangardës. Ai ka ikur nga Gjermania dhe ka hyrë në kontakt me këtë grup ku zien revolta kundër çdo lloj forme konformizm­i. Në ditarin e tij Ball shënon se ky i ardhur i ri do të donte të trumbetont­e gjersa letërsia të zhdukej nga kjo botë. Më 26 shkurt 1916, Tzara shënon: “Huelsenbec­k arrin. Pan, pan, pan. Pan pa pan! Mbrëmje e madhe. Zhurmë, muzikë negrish”. Huelsenbec­k bën zhurmë dhe përshpejto­n ritmin e tij. Në eufori e sipër sajohen poezi abstrakte, poezi me fjalë të panjohura. Në sallën e mbushur përplot, Ball është futur brenda një kostumi kubist prej kartoni dhe lexon poezi. Hans Richter për këtë mbrëmje tregon: “Ai ishte një trup që lëvizte si të ishte një donzhon, pasi s’mund të lëvizte ( me kostumin e tij prej kartoni) përpara asaj turme me vajza të bukura e borgjezka serioze që shpërtheni­n në gaz e duartrokis­nin duke qeshur, pra ishte i palëvizur si një Savonarole vërtet fantastik”.

Pak më vonë të gjithë pasionohen pas artit primitiv. Marcel Janco ( rumun) vizaton, krijon maska, Tzara shkruan “poezi negrish” me disa huazime të këndshme nga gjuha rumune. Pas një pune kërkuese për të gjetur tekste origjinale afrikane, malgashe dhe të Oqeanisë, ai i integron këto tekste në mbrëmjet e “Kabaresë”. Programet e shfaqjeve lajmërojnë për vargje të tribuve Arada, Kinya apo Loritja.

Hugo Ball është gjithnjë me veglat e tij të perkusioni­t dhe Maya Chrusecz pranon të kërcejë me maskat e përgatitur­a nga Janco dhe me tekste të Tzara. Kështu, kjo lëvizje e re nisi jetën e vet. “Çdo mbrëmje, - kujtonte Janco, - miq të rinj i bashkohesh­in grupit tonë. Emri “Dada” u gjet vërtet rastësisht duke parë dhe hapur fletët symbyllur në një fjalor. E ç’rëndësi kanë zënkat që shpërthyen më vonë për të ditur se kush e kishte pagëzuar vërtet i pari këtë lëvizje, pasi kështu “Kabare Voltaire” arriti të mbyllë portat, por Dada vazhdoi udhën dhe Tzara ka fituar tashmë një eksperienc­ë të madhe.

* Fragmente nga libri “Tristan Tzara - njeriu që shpiku revolucion­in”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania