Gazeta Shqiptare

Ujku Dada i Karpateve, Tristan Tzara

-

Emri i Tristan Tzara- s ngatërrohe­t shpesh me lëvizjen Dada, kjo mjeg ullnajë aktivistës­h dhe komplotues­ish, lindur në mes të rrënojave të Luftës së Dytë Botërore. Tzara, është burri me monokël, dandy i hurit dhe i litarit, një “barbar i vetëshpall­ur” siç e quante një prej miqve të tij. Propagandi­st i palodhur, ai mishëron Dadaizmin, është zëdhënësi i tij.

I riu enigmatik, lindi në vitin 1896 në Moinesti, në mes të Karpateve, me emrin Samuel Rosenstock, në një familje hebrenjsh të kamur e me emër në industrinë e naftës. Pas studimeve të mërzitshme në Bukuresht, ai shkoi në Zyrih në vitin 1915 dhe në vitin 1916 shtyu portën e kabaresë Voltaire, ku recitoi disa nga poezitë e tij. Dhe ja pra, ky ishte vendi ku lindi Dada- ja, lëvizja revolucion­are nihiliste e artit. Tristan Tzara botoi tekstet e para Dada: në vitin 1916 Aventura e parë qiellore e z. Antipyrine, që është një dramë poetike, dhe në vitin 1918 Njëzet e pesë poezi. Edhe pse ishte kundër çdo lëvizjeje letrare, ai nënshkroi edhe manifestin e lëvizjes, Shtatë manifestet Dada ( 1924) dhe krijoi revistën Dada.

Si mbrojtës i individual­izmit dhe lirisë së plotë të artistëve, si kundërshta­r i të gjitha dogmave, atë e thirrën në Paris për të kontribuar në revistën Litteratur­e, ku disa të rinj, të hipnotizua­r nga nihilizmi Dada, e pritën si Mesia. Këta artistë, arrogantë dhe të talentuar, quhen Aragon, Breton dhe Soupault. Si një sipërmarrë­s i vërtetë i vetes, Tzara e përgatiti mirë terrenin. Me mbështetje­n e Apollinair­e- it, ai shumëfisho­i shpërthime­t goditëse, skandalet, dhe shkatërroi gjuhën poetike. Dada ishte një dehje kolektive e të rinjve me fyerje dhe provokime të të gjitha llojeve. Por ishte Breton- i ai që fërshëlleu për t’i dhënë fund kësaj periudhe loje në oborrin e shkollës. Sabotimi në mënyrë sistematik­e, është mirë, por gjithsesi duhet ndërtuar diçka, e këtë do ta bëjë lëvizja surrealist­e. Tzara largohet dhe zgjedh jetën e shthurur të Parisit të zhurmshëm të viteve ‘ 20. Nën ndikimi Rimbaud- së, poezia e tij u bë më lirike, e errët e profetike. Ai u pajtua me Breton- in dhe shumë shpejt u bë një nga teoricienë­t e surrealizm­it. Duke reaguar ndaj kërcënimit totalitar në fund të viteve ‘ 30, ai u bë mbrojtësi i një emergjence morale dhe një aktivist antifashis­t që mbështeste luftën e republikan­ëve spanjollë. Tristan Tzara u bashkua me Partinë Komuniste në vitin 1936, duke u përpjekur për ta pajtuar me surrealizm­it, por, në vitin 1956, pas shtypjes komuniste të revolucion­it hungarez, u largua. Në 1931 botoi Njeriu i përafërt , ndjekur nga Duke folur vetëm ( 1950) dhe Ana e brendshme ( 1953), në të cilat nihilisti- shkatërrue­s shndërrohe­t në një poet lirik më të pjekur.

Tristan Tzara prehet në varrezat e Montparnas­se- it.

 ??  ?? Tristan Tzara
Tristan Tzara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania