Gazeta Shqiptare

Një dadaist në Durrës dhe Sarandë

Isadora Duncan dhe Saranda në librin “My life”

-

Sidoqoftë, diçka nga shpirti modern ist mbërriti edhe në Shqipëri. Në vitin 1913 u pa të shfaqeshin në Sa randë dy njerëz ndryshe. Askush nuk e dinte se ata ishin artistë amerikanë: balerina Isadora Duncan, mikja e dadaistit Francis Picabia, bashkë me vëllanë e saj, Raymond Duncan, që ishte shprehur herë pro dhe herë kundër dadaizmit. Me idenë e akademisë platonike ai themeloi shkolla e kurse falas, në përkrahje të talenteve të reja dhe që, mbështetur në filozofinë e tij aksionalis­te, ndihmoi shqiptarët.

Veçse është kaq e papritur dhe e befasishme që Isadora Duncan, kjo “ikonë” magjepsëse e artit ideosinkre­tik të kërcimit modern, ka pasur edhe një lidhje dhe një histori vetiake me Shqipërinë. Në një punim të tij mbi balerinën Isadora Duncan ( 18771927), studiuesi Adam Yamey, citon kompozitor­in Reynaldo Hahn, kur ky i fundit shprehej se “diçka e pavdekshme rrinte pezull dhe përreth balerinës; ajo ecën shkujdessh­ëm përmbrenda një rrezeje hyjnore, mes një mjegulle dhe, të gjitha veprat e artit përreth saj ndihen në unison me të. Sipas mendimit të John Ernest Crawford Flitch, autor i librit “Modern Dancing and Dancers”, Isadora Duncan ishte ndoshta personalit­eti më i madh që ka ekzistuar ndonjëherë, i cili i ka kushtuar plotësisht veten zhvillimit të artin të dansit. “Për të vallëzimi nuk është vetëm arti që i lejon shpirtit të shprehë veten përmes lëvizjeve; por baza e një konceptimi të tërë të jetës, një jetë epshme, harmonike, natyrale. “Në verën e vitit 1913, gjatë Luftës Ballkanike, Isadora Dunkan lundroi nga Korfuzi drejt Sarandës. Në ishullin grek ajo kishte shkuar të gjente prehje pas gjendjes së rëndë shpirtëror­e që e kaploi pas humbjes në një aksident me makinë të fëmijëve të saj ( prill 1913), ndërsa në Sarandë mbërritu për t’i ndihmuar vëllait të saj, artistit Raymond çoj bukë, do të jetë vetëm për sot... Por po u çoj atyre këtë ngarkesë me lesh të papërpunua­r, që është për të ardhmen.”

“… Ne zbarkuam në bregdetin shkëmbor të Sarandës, ku Raymond- i kishte organizuar një qendër. Me një shenjë ai tha: “Kush do të tjerrë këte lesh, do të marrë një dhrahmi në ditë.”

Një varg i vobektë, të drobituras­h, gra të varfra e të vuajtura urie, u formua me shpejtësi. Me dhrahmi ata do të blejnë misër të verdhë, të cilin qeveria greke ua shiste në port…”.

“… Pastaj Raymond- i e pilotoi varkën e tij të vogël përsëri drejt Korfuzit. Atje ai i urdhëroi marangozët të prodhonin tezgjahë për të dhe, pas kësaj, u kthye sërish në Sarandë: “Kush dëshiron ta endë me motive fillin e leshit për një dhrahmi në ditë?...”

“… Turma e të uriturve kërkoi ta bënte këtë punë. Për motivet, Raymond- i u dha detaje nga motivet e vazove të Greqisë së lashtë. Shpejt ai arriti të ngrinte pranë detit një linjë grash- endëse, të cilave u mësonte

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania