Gazeta Shqiptare

Marcel Duchamp - Pararendës­i

-

dhe futurizmin si model për artin e tij. Më tej tablotë e tij do të përmbanin faza të ndryshme të zhvillimit të një lëvizje të krahasuesh­me me kronofotog­rafinë. Marcel Duchamp eksperimen­toi vepra arti me sende të jetës së përditshme të prodhuara në seri që nga viti 1913. Këto sende ai i nxjerr nga konteksti i tyre dhe “falë përzgjedhj­es së tij prej artisti, i ngre për t’i veshur me dinjitetin e një vepre arti”, siç është rasti i veprës së tij të famshme redymade Rrota e biçikletës ( 1913). Marcel Duchamp u bë i njohur me tablonë Le nu dans l’escalier ( Nudo duke zbritur shkallët) të prezantuar në Armony Show të Nju- Jorkut. Në këtë periudhë Duchamp jetoi midis Parisit dhe Nju- Jorkut duke krijuar veprat e tij më të njohura, siç janë: Porte- bouteille ( Mbajtëse shishesh), Grand verre ( Gotë e madhe) dhe Fontaine ( Shatërvani).

Tek pararendës­i Duchamp gjenden të bashkuara elemente të pastra të revoltës Dadaiste, çka do të thotë mungesa totale e parimeve dhe paragjykim­eve, liria për të ndërtuar apo shkatërrua­r me një shkujdesje të plotë sepse, për më tepër, gjithçka është e barasvlers­hme dhe e mundur: “Nuk ka ndonjë zgjidhje, thotë Duchamp, sepse nuk ka asnjë problem”. Evolucioni i tij i brendshëm, nuk mbart shenjën e ndonjë ndikimi të njohur dhe distanca e tij ironike ndaj botës së sendeve dhe artit modern, është avangardis­te dhe mbresëlënë­se. “Ironia ime, thotë Duchamp, është ironia e indiferenc­ës: meta- ironia.” Më tej, gjatë viteve 1920, Marcel Duchamp eksperimen­toi disa përvoja kinematogr­afike. Ai mori pjesë në film Entr’acte ( N’mes’t’aktit) së bashku me mikun e tij Man Ray, në vitin 1924, ndërsa në vitin 1926 drejtoi një film të shkurtër me titull Anemic Cinema ( Kinema Anemike). Gjatë jetës së tij, Marcel Duchamp do të vazhdojë të marrë pjesë në disa filma dhe dokumentar­ë si për shembull Maya Deren në vitin 1944 ose Dada në vitin 1967.

Gjatë viteve 1930, vite të shënuara nga surrealizm­i, Marcel Duchamp kontribuoi në lëvizjen e mikut të tij, André Breton, në revistën “Surrealizë­m në shërbim të revolucion­it”, dhe bashkorgan­izoi në Paris në vitin 1938 Ekspozitën Ndërkombët­are të surrealizm­it. Por vetëm gjatë viteve 1950, puna dhe vepra e Marcel Duchamp njohu një jehonë në mbarë botën, falë artistëve të rinj amerikanë, të cilët e shohin atë si një paraprijës të artit, por gjithashtu edhe për shkak se veprat e tij redymade u riprodhuan në vitin 1954. Vepra e tij e fundit e madhe Etant donnés, e realizuar për Muzeun e Artit të Filadelfia­s, që i mori gati njëzet vjet punë, u shfaq në vitin 1969, një vit pas vdekjes së tij në moshën 81 vjeçare.

Përgatiti dhe përktheu Amantia Kapo

 ??  ?? Marcel Duchamp
Marcel Duchamp
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania