Gazeta Shqiptare

Një dadaist në Durrës dhe Sarandë

Isadora Duncan dhe Saranda në librin “My life”

-

u nisëm nëpër fshatra, për t’u shpërndarë bukë të uriturve...”

“… Shqipëria është një vend i çuditshëm dhe tragjik. Aty ishte altar i parë i ZeusGjëmim­tarit. U quajt Zeus- Gjëmimtari pasi në këtë vend - si në dimër ashtu edhe në verë - ngriheshin stuhi e shtrëngata të përhershme, plot bubullima dhe shira të furishëm.

Ne vijuam ecjen tonë të mundimshme, mbuluar me tunikat tona dhe mbathur me sandale, duke u çapitur përmes atyre stuhive. Aty kam kuptuar se të laheshe nga shiu, ishte me të vërtetë një ndjesi më de- hëse se sa të ecje mbuluar me një fëshfëshe.

Pashë pamje të shumta tragjike. Një nënë ulur nën pemë me fëmijën e saj në krahë dhe tre apo katër vocërrakë të tjerë të vegjël kapur pas saj, të gjithë të uritur dhe pa një strehë; shtëpia e tyre ishte djegur, bashkëshor­ti i saj dhe babai i fëmijëve ishte vrarë nga turqit, kopetë e bagëtive ishin vjedhur dhe të lashtat qenë shkatërrua­ra. Ajo nënë e gjorë rrinte ulur aty, bashkë me fëmijët, që i kishin mbetur ende gjallë. Njerëzve të atillë Raymond- i u shpërndau thasë të shumtë me patate. Ne u kthyem të rraskapitu­r në kampin tonë, por një lum- turi e çuditshme kacavarej nëpër qenien time. Fëmijët e mi ikën atëbotë, por ka fëmijë të tjerë – të uritur dhe në mundime - a nuk mundkam unë të jetoj për këta fëmijë të tjerë? Në Sarandë, ku nuk kishte floktore, preva për së pari flokët e mi, për t’i vërvita në det. Kur shëndeti im u rimëkëb dhe forca m’u rikthye, jetesa mes refugjatëv­e u bë e pamundur për mua. Nuk ka dyshim se mes të jetës së një artisti dhe jetës së një shenjtori ka një dallim të madh. Jeta ime prej artisteje u ngjall brenda meje. E ndjeva se ishte krejt e pamundur që, me mjetet e mia të kufizuara, ta ndalja vërshimin e mjerimit, që përfaqësoh­ej nga refugjatët shqiptarë…”

Përgatiti dhe përktheu nga anglishtja Silvana Leka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania