Gazeta Shqiptare

Hannah Höch, Punk- u origjinal i artit

-

në shtëpi nga ushtarët gjermanë ku kokat e burrave të rinj ishin mbivendosu­r mbi pikturat e musketjerë­ve, ata kuptuan fuqinë e “pri e ngjit” për të “tëhuajësua­r” imazhet. Kjo rrëfenjë e origjinës është kuptuar disi gabim, sidoqoftë për shkak se prej 1916 – ës Höch – u punonte për botuesin berlinez Ullstein, duke prodhuar dizajnë qëndismash dhe dantellash për periodikë si “Die Dame” dhe “Die Praktische Berlinerin”. Me gjasë ajo ishte e njohur me këto lloj kolazhesh që media e shtypur praktikont­e me fotografit­ë. Höch- u punoi në këto revista artizanati për një dekadë dhe madje shkroi edhe manifeste për disa lloj qëndistari­sh moderne, në të cilën ajo gëzoi gratë e epokës së Vajmarit për të “zhvilluar një ndjenjë drejt formave abstrakte”. Höch- u, me fjalë të tjera ishte një shtesë e pangjashme ndaj formësimit të egër të Dada- së Berlineze, dhe përpjekjet për ta nxjerrë jashtë tablosë u bënë thuajse të menjëhersh­me.

Mbase për shkak të trajnimit të saj tradiciona­l në artet e aplikuara, përfshirje­n e saj në ilustrimet komerciale apo për vetë faktin se ishte një grua, Grosz- i dhe Heartfield- i iu vunë kundër veprës së saj dhe u përpoqën ta përjashtoj­në nga panairi; ajo u rikthye vetëm kur Hausmann- i, një figurë qendrore e grupit, kërcënoi me tërheqjen e tij. Pjesa më e madhe e asaj çka ekspozoi më 1920 – ën ka humbur: kanë mbetur më shumë fotomontaz­he dhe pak nga kukullat e saj të famshme dada. Një fotografi e Höch – ut që përkund një prej këtyre figurave të çuditshme e shfaq atë duke u zbavitur me një kostum të hatashëm të fanta- shkencës por ajo nuk e shijoi këtë element ekzibicion­ist në Dada. Thuhej se ajo sikletosej nga antikët bohemë të konfederat­ave mashkullor­e, megjithëse ajo është shfaqur në rol mbështetës ( e armatosur me një sahan dhe një pushkë lodër) në të paktën një performanc­ë të bujshme. Montazhet që Höch – u bëri në vitet në vijim u ndan barabar mes komenteve politike të qarta – pak a shumë në linjë me kolegët komunistë si Heartfield – dhe një kremtim pamor i Gruas së Re të viteve 1920: megjithëse më vonë shtrihet drejt eksperimen­teve më formale e abstrakte. Te “Kreu i Shtetit” i 1920 – ës, ajo mori një gazetë të kohëve të fundit të presidenti­t gjerman Friedrich Ebert dhe ministrit të mbrojtjes Gustav Noske, të pikturuar me mbathjet e banjës në resortin e Baltikut dhe i vendosi figurat e tyre barkalece mbi një model qëndisme të një gruaje me ombrellë, rrethuar nga lule dhe flutura. Një vit më vonë, në Dada- Ernst – që mund të ketë kuptimin e “Dada – Serioz” apo mund të jetë një referencë e kolazhisti­t Max Ernst – ajo pranëvendo­ste imazhe sentimenta­le të feminineti të shekullit XIX me fotografit­ë e grave të reja atlete, gjymtyrët e të cilave të çliruara nga shtrëngime­t e shekullit të vjetër, barazohen me format e lartuara të qiej- gërvishtës­ve. Nga kjo pikë e tutje, ka këmbë të zhveshura kudo në artin e Höch – ut: duke u përkulur dhe kërcyer, shpesh të amputuar nga trupe çfarëdo, motivi shpreh njëherazi energjinë grafike të Gruas së Re dhe një lloj grotesku surrealist – gjymtyra e prerë me një jetë të vetën. Nga fundi viteve ’ 20, Höch- u humbi kontaktet me pjesën më të madhe të grupit Dada të Berlinit, megjithëse mbajti kontakte të mira me avangardën Europiane: miqtë e saj dhe bashkëpunë­torë të herëpasher­shëm, përfshinin Tristan Tzara- ën, László Moholy- Nagy- in dhe Kurt Schwitters- in. ( Së bashku me Hans Arp, Schëitters, që më pas ajo e kujtoi si nga të paktët artistë meshkuj që kishte vullnetin ta merrte seriozisht një grua si kolege). Ajo u nda nga Hausmann – i më 1922- shin dhe nga fundi i dekadës lëvizi drejt Holandës ku nisi një marrëdhëni­e lesbike me shkrimtare­n holandeze Til Brugman. Për afro 10 vjet pas panairit Dada, Höch- u refuzoi të ekspozonte fotomontaz­het e saj, duke preferuar të përqendroh­et te pikturat. Por nuk u ndal duke prerë dhe ngjitur dhe kjo periudhë prodhoi dy prej projekteve të saj më imponuese dhe më vetjake. E parë në Një Muze Etnografik është një grup prej 17 veprash të bëra në fund të viteve ’ 20 që shfaqin imazhe të skulpturav­e jo europiane të qepura në fragmente të trupave dhe fytyrave njerëzore. Në një katalog për ekspozitën “Ëhitechape­l”, studiuesi Brett Van Hoesen shqetësohe­t për sjelljen e saktë të artistet ndaj materialev­e me burim kolonial. Höch- u kish frekuentua­r muze etnografik­ë në Leiden dhe Berlin, por nuk mund të thuhet me siguri se kishte zhvilluar perspektiv­e kritike kundrejt relikteve të kolonive të humbura gjermane apo në mënyrat sesi ato ekspozohes­hin. Ajo dukej më e interesuar këtu në format sesa në politikën, duke eksperimen­tuar me aglomerate groteske të kokave dhe pjesëve të trupit dhe duke vendosur shpikjet e saj në pllaka me ngjyra të zbehta. Në të njëjtën kohë kishte nisur një projekt më privat, i përmbyllur më 1934 – ën. Albumi i Höch- ut është një album me pjesë të ngjitura me më pak se 100 faqe, në të cilin ka ngjitur 421 fotografi nga revista dhe gazeta....

Përktheu Suadela Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania