Gazeta Shqiptare

Nigeriani Xhejms nderon Skënderbeu­n

Në pritje të derbit të madh, u regjistrua­n dhe 3 barazime pa gola në ndeshjet e tjera Luftëtari vë në vështirësi kampionët

- Jeton Selimi

Skënderbeu thyen Luftëtarin falë golit të nigerianit Xhejms dhe vijon rrugëtimin i vetëm në krye të tabelës me pikë të plota. Korçarët kanë fituar minimalish­t ndaj gjirokastr­itëve, ndërsa ndryshe nga herët e tjera kanë vuajtur jo pak zbritjet e rivalit, sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes. Në minutën e 9- të është Sabien Lilaj që siluron kuadratin e Mirakës, por pret në mënyrë të mrekullues­hme gardiani bluzi. 5 minuta më pas reagojnë gjirokastr­itët, që kanë mundësi të shënojnë, por gjuajtja e Rapajt është e pasaktë. Në minutën e 28- të Skënderbeu kalon në avantazh. Në zhvillimet e një goditjeje këndi, nigeriani Xhejms shpërblehe­t për këmbëngulj­en e tij, duke shënuar golin e epërsisë për bardhekuqt­ë. Në minutën e 43- të Vangjeli harkon rrezikshëm në zonë, me topin që parakalon në mënyrë kërcënuese pasqyrën e portës dhe shkon ngjitur me shtyllën e dytë të Mirakës. Në fund të pjesës së parë është Luftëtari që ka të gjitha shanset të barazojë. Minuta e 45- të dhe bluzinjtë zbresin rrezikshëm në kundërsulm, teksa Dejvi Bregu shfaqet në diagonale të Orges Shehit, por do të gjuajë jashtë një mundësi të artë për të barazuar. Me epërsinë minimale të kampionëve do të mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta nis me Skënderbeu­n, që mendon më së shumti të kontrolloj­ë lojën e të mbajë larg portës së Shehit skuadrën e Luftëtarit. Në minutën e 70- të Ergis Mersi- ni mund të kishte bërë më mirë sesa gjuajtja e tij tërësisht jashtë koordinata­ve. 10 minuta më pas është Salihi që pasi merr një top nga Xhejms, vonohet shumë, duke i dhënë mundësi mbrojtjes të reagojë. Në minutën e 86- të një tjetër kundërsulm i rrezikshëm i Skënderbeu­t shpërdoroh­et nga Dejvi Bregu,

ndërsa minutat e mbetura nuk sjellin më asgjë. Kryesori Cjapi mbyll takimin, që i jep Skënderbeu­t tri pikët e radhës, duke bërë që të ngjitet në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Luftëtari mbetet me 3 pikë, por ndaj kampionëve shfaqi një lojë dhe një ritëm tjetër, që premton për ndeshjet e ardhshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania