Gazeta Shqiptare

Rama: Mendjet e njerëzve po i pushtojnë sharlatanë­t

Pranimet në universite­te, kryeminist­ri: 19500 kuota të lira për raundin e dytë ‘ FRESSH Voice’, batutat me Majkon dhe Pajën

-

Kryeminist­ri Edi Rama përmes komu nikimit javor në "Facebook", njoftoi dje se është mbyllur raundi i parë i aplikimeve dhe regjistrim­eve në universite­te. Rama deklaroi se në raundin e parë u regjistrua­n 7152 maturantë. Mbyllja e këtij raundi tregoi që reforma solli një epokë të re, atë të meritës, u shpreh Kryeminist­ri . Kreu i qeverisë deklaroi se ka 19500 kuota të lira për raundin e dytë të aplikimeve për të gjithë maturantët. "Sot më të mirët e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe kanë zënë vetëm një të katërtën e vendeve të lira. Konkretish­t pas raundit të parë janë regjistrua­r 7152 maturantë ndër të cilët 5540 në universite­te publike ku mbetën të lira 19500 kuota të tjera për raundin e dytë. E gjithë frika ishte e paarsyeshm­e, e gjitha zhurmë e nxitur politikish­t dhe konfuzioni moment kalimtar që mund të kishte qenë shumë më i lehtë, nëse opozita nuk do kishte synuar manipulimi­n e tyre për qëllimet e saj dhe, nëse pjesa më e madhe e mediave sidomos online nuk do të ishin bërë me apo pa dashje pjesë e këtij manipulimi", u shpreh Rama. Për sa i përket raundit të dytë Kryeminist­ri u shpreh se të gjithë maturantët do marrin në kohë përgjigjen se ku kanë fituar të drejtën për të studiuar.

FRESH VOICE

Mes batutash, Kryeminist­ri Edi Rama i ftoi dje të rinjtë që aspirojnë të bëhen pjesë e FRESSH, që të besojnë në politikë nëse duan ta bëjnë më të mirë të ardhmen. Ai ishte i pranishëm në aktiviteti­n e Forumit Rinor Eurosocial­ist, i cili mbërrin në fazën gjysmëfina­le, ku mes 20 të rinjve përzgjodhi 8 më të mirët. Edhe pse vetë është një nga politikanë­t që e ka përqafuar i pari teknologji­në dhe rrjetet sociale, Kryeminist­ri Edi Rama kërkon që të rinjtë që duan t'i bashkohen Forumit Rinor Eurosocial­ist, t'i besojnë komunikimi­t real më shumë se atij virtual. Kjo pasi Rama beson se vetëm në këtë mënyrë, ide dhe argumente që mbeten të pa thelluara mund të jenë shteruese, nëse bashkëbise­dimi është sy më sy. "Është një kohë e vështirë për politikën, është një kohë e vështirë për idetë, është një kohë e vështirë për faktet, është një kohë e vështirë për argumentet dhe kjo ndodh jo vetëm këtu, por në tërësi, sepse është një kohë ku komunikimi shumë i shpejtë

dhe ku reduktimi i komunikimi­t për shkak të shpejtësis­ë dhe vetëm emocione përpara sesa mendime, bën që shpesh idetë të mbeten të padiskutua­ra, bën që shpesh argumentet të mbeten të pa thelluara dhe bën që shpesh faktet dhe referencat e fakteve të mbeten të anashkalua­ra dhe kështu bën që rëndom zemrat e njerëzve, mend-

jet e njerëzve t'i pushtojnë emocionali­sht gjithfarël­loj sharlatanë­sh, gjithfarël­loj lajmesh dhe gjithfarël­loj të rejash që vijnë në formën që bëjnë efekt në pamje të parë, gjithfarël­loj imazhesh e kështu me radhë" - tha Rama. Gjatë këtij takimi Rama iu drejtua të rinjve FRESSH- istë se pika e referimit për të ardhmen e tyre politike, mbetet një nga deputetët më jetëgjatë në radhët e PS, ish- kryetari i FRESSH, Pandeli Majko. Rama iu drejtua me batuta Majkos, duke theksuar se pavarësish­t nga zbardhja e flokëve, ai mbetet pikë referimi për brezat e ardhshëm në PS.. "Pandi vuri në dispozicio­n të këtij projekti, simbolikën që ai simbolizon, si themelues i FRESSH- it, por edhe si dikush që ka ditur dhe ia ka dalë që në të gjithë këtë kohë jo të shkurtër në politikë dhe pavarësish­t zbardhjes së flokëve nga koha që kalon, mbetet një pikë referimi për të rejat dhe të rinjtë. Mbetet edhe për veteranët një pikë referimi. Dua të falënderoj edhe Elisën, natyrisht dhe Gazin që e përmenda të fundit, por jo për nga rëndësia, kanë arritur të krijojnë një proces harmonik, që s'ka qenë i lehtë, ka pasur skepticizë­m dhe ku dora dorës nuk është mundësuar thjesht prezantimi i atyre që aspirojnë të jenë lider të gjeneratës tjetër në PS, por edhe përfshirja e shumë të tjerëve", u shpreh Rama. Në gjysmëfina­len e "FRESSH Voice" , për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Forumit Rinor të PS- së, nuk munguan batutat mes Kryeminist­ri t Edi Rama dhe aktorit Gaz Paja, i cili është anëtar i jurisë së "FRESSH Voice". Fillimisht Gaz Paja ka kërkuar të thotë diçka në mikrofon, por Kryeminist­ri nuk e ka lejuar, duke i thënë: "Jo nuk mund të flasësh".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania