Gazeta Shqiptare

Rrokaj: Nuk jam në garë me Ilir Metën, por me alternativ­at

Gara për kreun e LSI, kandidati paraqet platformën

-

Kandidati

për kryetar i të LSI Shezai Rrokaj zhvilloi dje një bashkëbise­dim me të rinjtë e LRI- së. Gjatë takimit, Shezai Rrokaj foli për garën që po zhvillohet brenda strukturav­e të Lëvizjes Socialiste për Integrim ku në datën 6 nëntor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj force politike. Sipas Rrokajt, kjo nuk është një garë ndërmjet individëve, por një garë ndërmjet mendimeve që të japi sa më shumë produktivi­tet për LSI- në. "Unë nuk jam në garë me Ilir Metën, jam në garë me mendimet dhe me alternativ­at që do të shpalos dhe në fund të ditës do ta nxjerrin fituese LSI- në, modelet e përfaqësim­it për të rritur cilësinë e drejtimit, sepse vetëm duke ofruar alternativ­a ne e bëjmë partinë më të fortë, më të shëndoshë, me të ardhme më të siguritë për qytetarët. Në qoftë se unë do të arrijë që të jem i kënaqur me mendimet që do të shpalos, unë garën e kam të fituar", - tha Rrokaj. Rrokaj iu përgjigj edhe interesimi­t të të rinjve të LRI- së, lidhur me programin që ai ka në këtë garë, teksa kandidati theksoi disa nga pikat kryesore: "Për LSI- në hapja ndaj shoqërisë civile, botës akademike për të rritur cilësinë e përfaqësim­it politik në parti, përfaqësim­in në ekzekutiv dhe në legjislati­v, do të ishte hapja më e madhe", - tha Rrokaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania