Gazeta Shqiptare

Panairi i vjeshtës, Donald Lu në Pukë, interpreto­n vargjet e Migjenit

-

i vjeshtës në Pukë mblodhi dje në Pukë shumë të huaj, mes të cilëve edhe Ambasadori­n Amerikan Donald Lu, i cili së bashku me familjen zhvilloi një vizitë në qytetin verior. I mahnitur nga veshjet tradiciona­le të zonës, diplomati amerikan në fjalën përshëndet­ëse, teksa vlerësoi Pukën si një prej resurseve të pazbuluara në Shqipëri, interpreto­i dhe një nga krijimet e Migjenit, pikërisht në vendin ku poeti ishte frymëzuar të shkruante, çfarë la të kuptohej se ky ishte një tjetër mesazh për politikën shqiptare. "Vjeshtë në natyr/ vjeshtë ndër fytyrat tona/ afshon erë e mekun/ Lëngon i zymtë dielli/ Lëngon shpirti i smun ndër krahnoret tona/ Dridhet jet' e vyshkun ndër gjemba të një plepi". Ambasadori Lu gjatë vizitës në Pukë u përball me bujarinë e fermerëve pukjanë, të cilët shpejtonin t'i dhuronin diçka nga prodhimet e tyre, por gjithnjë ambasadori ka paguar si të gjithë blerësit e tjerë. Një kostum kombëtar, dhuratë nga kryebashki­aku i Pukës, është konsiderua­r si një nder i veçantë nga familja Lu. Panairi i Agro Pukës organizohe­t prej 11 vitesh në qendër të qytetit malor, përmes të cilit shpalosen prodhimet bujqësore, blegtorale dhe atyre artizanale, duke e kthyer qytetin në destinacio­n të fundjavës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania