Gazeta Shqiptare

Prokuroria: Paratë që u grabitën s’janë regjistrua­r me numër serie

Vjedhja e bankës, prokuroria nuk identifiko­n burimin e parave të Kullës “Nuk ka asnjë shenjë dalluese që t'i verifikojë”

-

Kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e ish bllokut, prokuroria ende nuk ka mundur të verifikojë paratë që iu sekuestrua­n Robert Kullës. Burime nga organi i akuzës sqarojnë se ende nuk kanë mundur që të identifiko­jë nëse nga 16 mijë dollarët dhe gati 4 mijë eurot e gjetura në banesën e Robert Kullës janë apo jo paratë e vjedhura të bankës. Të njëjtat burime shpjegojnë se nga banka që u bë pre e grabitjes janë informuar se paratë nuk kanë qenë të regjistrua­r në regjistrat me numër serie apo ndonjë shenjë tjetër dalluese që prokuroria ta konfirmojë burimin e këtyre të ardhurave të Kullës. Robert Kulla që prej momentit të arrestimit ka pretenduar se ne ditën kur është grabitur banka ai nuk ka qene ne Tiranë, për sa i përket parave që iu gjetën ne banese ai i ka justifikua­r se i ka nga qiratë e tri objekteve në pronësi të tij.

Gjykata e shkallës së parë e la atë në arrest me burg për 30 ditë, ndërsa vetë Kulla e apeloi vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë dhe gjykata e apelit la në fuqi vendimin e gjykatës se shkalles së parë për masën e sigurisë 30 dite burg. Robert Kulla, i ndaluar me dy- shimin për përfshirje ne grabitjen e bankës së nivelit të dytë në ish- Bllok i skadon afati arrest me burg 30 ditor, vendosur nga shkalla e parë javën që vjen dhe mungesa e numrit të serisë në valutën e vjedhur pritet të përdoret si argumentet për të kërkuar lirinë nga avokati i tij, i cili që në fillim ka pretenduar se paratë e gjetura në banesën e Kullës nuk janë të grabitura. Banka e nivelit të dytë në zonën e ish- Bllokut u grabit më datë 8 gusht, ku autorët mundën të merrnin rreth 200 milion lekë të vjetra. Ditën e ngjarjes, autorët kanë mundur të hyjnë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël. Dy personat që hynë në lokal u ndihmuan nga një i tretë me pa- Autorët e grabitjes së bankës kanë mundur të hyjnë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, kanë qëndruar për dy ditë brenda bodrumit. Pasi janë futur brenda, ata kanë mbyllur derën duke thyer çelësin në bravë. Murin e dhomës së kasafortës nuk e kanë çarë me mjete shpuese si dalta ose trapan, por me anë të një krikoje, duke e mbështetur në disa hekura metalike për mos krijuar zhurma. Me pas kanë dalë nga një dritare e vogël, e cila ndodhet në anën tjetër të ndërtesës afër një parkingu.

jisjet si, çekiçë, një matrapik të vogël, elektrik dore, etj. Ndërkohë, dy persona të tjerë kanë qëndruar jashtë, duke sinjalizua­r për çdo të papritur ndërsa personat që ndodheshin brenda në lokal çanë murin, duke arritur kështu të hyjnë në kasafortën e nëndheshme të bankës. Pas grabitjes së bankës policia arrestoi tre persona Roland Liti, Alan Babamato dhe Robert Kullën. Por asnjë nga këta të tre të dyshuar si autorë të grabitjes së bankës nuk i kanë pranuar akuzat që rëndojnë ndaj tyre. Për Roland Liti dhe Alan Babamato gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat. Për Roland Liti prokuroria ka ekspertizë­n e shenjave e gishtave që u gjet

në një shishe plastike uji në bodrumin pranë bankës. Ka qenë kjo provë që arriti të bindë policinë se kush ishin autorë të grabitjes së bankës në zonën e ish- Bllokut. Por edhe pse shenjat e gishtave të tij u gjetën në shishen e plastike të ujit, i dyshuari kryesor për vjedhjen e afro 200 milion lekëve ka deklaruar se ditën e ngjarjes ai ka qenë në shtëpi. Roland Litit iu gjetën shenjat e gishtave pasi ekzaminimi­t të shishes së ujit. Pas ekspertizë­s 37- vjeçari është mbajtur në vëzhgim duke zbuluar lidhjen me Robert Kullën dhe 23- vjeçarin tjetër të vënë në pranga, Alan Babameto, por kanë qenë edhe përgjimet telefonike që arritën të identifiko­jnë edhe dy autorët e tjerë të dyshuar.

 ??  ?? Robert Kulla
Robert Kulla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania