Gazeta Shqiptare

Makina "BMW X6" u ikën "Shqiponjav­e", përplaset me avllinë e shtëpisë

-

Një mjet "BMW X6" me targa AA868NS ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Aksidenti ka ndodhur te "Komuna e Parisit" dhe mësohet se mjeti po ndiqej nga policia. Drejtuesi i cili ishte në ndjekje për një sherr që kishte kryer para 6 muajsh nuk i është bindur urdhrit të bluve për të ndaluar dhe në ndjekje nga policia ai është aksidentua­r. Shoferi ka lënë makinën dhe është larguar, por është arrestuar pak metra më tutje nga forcat "Shqiponja", të cilët kanë bërë kontrollet në automjetin ku udhëtonin 3 personat e ndaluar dhe nuk kanë konstatuar sende të ndaluara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania