Gazeta Shqiptare

Konflikt mes të rinjsh për tavolinë në lokalin ku këndonte Noyzi

-

Një konflikt mes të rinjsh ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 05: 00 në Sauk në hyrje të një klubi ku do të performont­e këngëtari i Hip- Hop- it Noizy. Shkak për sherrin mes dy grupeve, që kishin rivalitet mes tyre është bërë prenotimi i tavolinave në zonën VIP të lokalit të natës. Mësohet se të rinjtë kanë qëlluar me armë nga 4 makina të ndryshme në drejtim të njëri- tjetrit. Fatmirësis­ht nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ka shoqëruar në komisariat dy truprojat të lokalit, P. G. dhe E. D., si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania