Gazeta Shqiptare

Ekzekutohe­t me automatik vëllai i ish- kreut të Komunës Kaçinar

Policia: 47- vjeçari Aleksandër Bardhi i kapi autorët duke transportu­ar hashash Viktima, i dënuar me 8 vite burg, arrestohen 2 mirditorët

-

Aleksandër Bardhi ( Doda), vëllai i ishkreut të njësisë administra­tive Kaçinar të Mirditës, Petrit Bardhit, është ekzekutuar me automatik mbrëmjen e së premtes në fshatin Shëndëlli të Sarandës. Trupi i babait të dy fëmijëve është gjetur anës rrugës së këtij fshati rreth orës 00: 35 të së dielës nga djali i xhaxhait të tij. Ka qenë ky i fundit, i cili e ka dërguar 47vjeçarin në urgjencën e spitalit "Stefan Mekshi" të qytetit të Sarandës. Ndërkohë që mjekët e këtij spitali kanë konfirmuar se Aleksandër Bardhi kishte ndërruar jetë. Mësohet se viktima kishte marrë një plumb në rrëzë të kofshës së djathtë dhe se ka gjetur vdekjen për shkak hemorragji­së. Menjëherë pas sinjalizim­it për vrasjen e mirditorit, forca të shumta të policisë së Sarandës kanë mbërritur në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimet për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorëve. Pas kryerjes së hetimeve paraprake hetimore, blutë kanë vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të krimit. Bëhet fjalë për shtetasit Gj. A., 15 vjeç dhe Fernando ( Florin) Deda, 29 vjeç, të dy me origjinë nga Mirdita dhe banues në fshatin Shëndëlli. Ndërkohë, burime zyrtare nga blutë e qytetit bregdetar bënë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se viktima ka qenë person me precedent penal. Mësohet se 47- vjeçari ka qenë i dënuar me 8 vite burg për veprën penale "Plagosje të rëndë me dashje", ngjarje kjo e ndodhur disa vite më parë në Mirditë. Gjithashtu, edhe dy vëllezërit e tij, Petrit e Florian Bardhi janë persona me precedentë penalë.

VRASJA

Mbrëmjen e së dielës, Aleksandër Bardhi ( Doda), i cili merrej me fruti- kulturë ka shkuar për të kontrollua­r pompën e ujit në një parcelë në pronësi të tij në territorin e fshatit Shëndëlli të Sarandës. Gjatë kthimit për në shtëpi, ai është qëlluar për vdekje.

Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes së 47- vjeçarit. Viktima Aleksandër Bardhi ( Doda) ka qenë i dënuar me 8 vite burg për plagosje të rëndë me dashje, ngjarje kjo e ndodhur vite më parë në Mirditë. Për këtë ngjarje ai ishte shpallur në kërkim dhe fotografia e tij ishte vendosur mes të shumëkërku­arve të Sarandës, për shkak të vendbanimi­t në fshatin Shëndëlli. Por, nga arratia ai ka përfituar në vitin 2011, kur dënimi u parashkrua me vendim gjykate. Që prej atij viti, Aleksandri rezultonte të ishte qytetar i lirë.

 ??  ?? I arrestuari, Fernando ( Florin) Deda
I arrestuari, Fernando ( Florin) Deda
 ??  ?? Komisariat­i i Lushnjës
Komisariat­i i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania