Gazeta Shqiptare

Precedentë­t e vëllezërve Bardhi, ja si u lirua nga burgu ish- kryekomuna­ri i Kaçinarit

-

SARANDË - Në fillim të viteve ' 90, familja Bardhi është zhvendosur me banim në fshatin Shëndëlli të Sarandës, ashtu si shumë mirditorë të tjerë. Petrit Bardhi për shumë vite ka qenë kryeplak i fshatit Shëndëlli, deri sa u zgjodh kryetar i Komunës Kaçinar në Mirditë dhe prej 2015- ës, administra­tor i kësaj njësie, gjithnjë nën siglën e Partisë Socialiste. Ndërkohë që Florian Bardhi është këshilltar në Bashkinë Konispol, nën siglën e FRDsë. Petrit Bardhi rezulton person me precedentë penalë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Ai është i njohur edhe për disa përplasje të dhun-

Pas njoftimit për ekzekutimi­n e babait të dy fëmijëve, policia ka ngritur postblloqe të shumta në vende kyçe, ndërsa ka shoqëruar 16 per- shme me policinë në Sarandë. Në vitin 2008, Petrit Bardhi u konfliktua me ish- shefin e Policisë Kufitare në Qafë- Botë. Ndërsa, në një tjetër rast bashkë me disa banorë të fshatit u konfliktua me forcat e policisë, të cilat shkuan ta shoqëronin pas një vrasjeje të ndodhur në fshat po në vitin 2008. Petrit Bardhi u arrestua më 6 shkurt të këtij viti, pasi

sona. Të shoqëruari­t janë marrë në pyetje në cilësinë e personave që kanë dijeni për veprimtari­në e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes. Vetëm ishte shpallur në kërkim në tetor të vitit 2015 për trafik të lëndëve narkotike. Një vit më parë, në banesën e tij u gjetën 424 kg lëndë kanabis, 3 mijë fishekë dhe 4 kallashnik­ovë pa leje. Ai u la i lirë nga Gjykata e Lezhës më 18 shkurt, pra 12 ditë pasi ishte arrestuar. Ndryshimi i masës së sigurisë nga "Arrest me burg" në "Arrest shtëpie" u bë nga gjyqtari Ilir Përdeda. Ai pranoi kërkesën e palës mbrojtëse, sipas të cilës, 43vjeçari vuante nga astma dhe gërhiste natën. Edhe vëllai i tij, Florian Bardhi u arrestua në qershor të këtij viti për sasinë e drogës që iu gjet vitin që shkoi në banesë dhe më pas u la i lirë.

pas disa orë hetimesh policia ka arrestuar shtetasit Gj. A. dhe Fernando ( Florin) Deda. Ky i fundit u arrestua në vitin 2011 për trafik të mjeteve mo-

torike, u lirua dhe më pas u dënua me 5 vite burg në mungesë ( ishte në kërkim).

HETIMET

Falë hetimeve intensive,

policia e Sarandës ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Burime pranë grupit hetimor dje deklaruan se 47- vjeçari Aleksandër Bardhi i ka kapur Dedën dhe Arapin duke vjedhur në plantacion­in e tij të agrumeve dhe njëkohësis­ht duke transportu­ar lëndë narkotike. Po sipas të njëjtave burime, minoreni dhe shoku i tij e kanë qëlluar 47- vjeçarin për ta trembur ( ngaqë i ka parë duke transportu­ar lëndë narkotike) dhe jo me qëllim për ta vrarë. Dy të arrestuari­t akuzohen për "Vrasje me dashje, kryer në bashkëpuni­m" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Policia ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një automatik model 56, një krehër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm si dhe 26 fishekë të tjerë të të njëjtit kalibër.

 ??  ?? Viktima, Aleksandër Bardhi
Viktima, Aleksandër Bardhi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania