Gazeta Shqiptare

Magazina e drogës, arrestohet i treti

-

DURRËS - Një tjetër person është arrestuar nga policia e Durrësit në lidhje me magazinën e kanabisit që u zbulua pak ditë më parë në njësinë administra­tive të Ishmit. 25vjeçari Ervis Dama nga fshati Shkafane u kap, pasi dyshohet se kryente funksionin e transportu­esit të punëtorëve në mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, të premten u prangosën edhe dy transportu­esit e tjerë, Julian Daman, 27 vjeç dhe Altin Lleshi 32 vjeç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania