Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 320 gram kokainë, kapet poseduesi

-

LEZHË - Sektori i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Lezhës dje ka prangosur një 47- vjeçar, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas burimeve policore, pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative, është kapur shtetasi Pajtim Aga, banues në Tiranë. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij është gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një sasi prej 320 gr kokainë e paketuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania