Gazeta Shqiptare

Kreditë e buta, Veliaj: Më 2017, 2 mijë përfitues të pastrehë

Bashkia e Tiranës rikonstruk­ton konviktin e Shkollës Ekonomike, gati për nxënësit "Program i pavarur nga qeveria, fondi 1 mln USD"

-

Vitin e ri buxhetor, pra në 2017 bashkia e Ti ranës do të rikthejë kreditë e buta. Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj e ka konfirmuar serish këtë vendim, ditën e djeshme gjatë inspektimi­t të ambienteve të reja të konviktit të Shkollës Ekonomike. Po ashtu, Veliaj ka thënë se të gjitha hapësirat e konvikteve që janë zënë nga familjarët do të lirohen për t` iu krijuar kushte më të mira nxënësve që vijnë të studiojnë në Tiranë. "Kur dikush vjen për të studiuar në Tiranë, lë qytetin e tij për të jetuar në një qytet tjetër, bëhet banor i Njësisë nr. 2 për aq kohë sa jeton në konvikt. Kjo do të thotë se nuk mund të kemi më konvikte të zaptuara dhe nuk mund të bëjmë ndërhyrje apo zaptime të terreneve publike, dhe çdokush duhet të ketë shansin që të shkëlqejë në jetë", tha Veliaj.

KREDITË E BUTA

Strehimi social mbetet një ndër problemet më të mëdha të kryeqyteti­t. Edhe pse në Tiranë janë ndërtuar me mijëra apartament­e numri i të pastrehëve llogaritet në mbi 15 mijë, për shkak të pamundësis­ë që kanë ata për të përballur kostot për të blerë një apartament. Bashkia e Vitin që vjen Bashkia e Tiranës do të vërë në dispozicio­n të familjeve të pastreha një buxhet prej 1 milion dollarësh për programin e kredive të buta. Sipas kryebashki­akut Erion Veliaj nga ky fond do fitojnë kredi të butë për strehim 2 mijë familje.

Tiranës, vitin tjetër do të hapë procedurën për përfitimin e kredive të buta për strehim, procedurë, e cila ka mbi dy vite që është bllokuar për shkak se qeveria nuk ka fonde për ta përballur. Por Veliaj ka garantuar qytetarët se bashkia e ka "shëndosh" buxhetin dhe do ta hapë këtë program më vete. "Duke filluar nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të vendosë një milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarë në tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartament­in e tyre në Ti- ranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishë­m merrnin kredi të buta. Bashkia e Tiranës, duke qenë se i ka sistemuar financat e veta, do ta fillojë e pavarur nga qeveria qendrore projektin e kredive të buta. Nga viti tjetër, nëse një çift i ri dëshiron të blejë një shtëpi në Tiranë, do të mund të aplikojë për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës", ka theksuar kryebashki­aku Erion Veliaj me 1 shtator. Po ashtu, këtë gjë ai e ka thënë serish ditën e djeshme duke informuar "armatën" e të pastrehëve të kryeqyteti­t se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ndihmën edhe për njerëzit e pastrehë që ishin strehuar në këto konvikte. "Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me skemat e veta të banesave sociale, të bonusit të qirasë, të qendrës së emergjenca­ve për strehim dhe, duke filluar nga viti tjetër, edhe të kredive të buta, të cilat pavarësish­t se mund të jenë bllokuar në nivel qendror, Bashkia e Tiranës me financat e veta do të çlirojë kredi të buta, që kushdo që ka realisht nevojë për strehim, ta ketë këtë mundësi, por jo në kurrizin e të lënit pa strehë një nxënës të konvikteve", tha Veliaj gjatë inspektimi­t të përfundimi­t të punimeve në konviktin e Shkollës Ekonomike.

 ??  ?? Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj në ambientet e konviktit
Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj në ambientet e konviktit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania