Gazeta Shqiptare

Kriteret dhe kushtet e pranimit në universite­t

Kandidatët që s'kanë aplikuar online nuk mund të regjistroh­en dhe as të shpallen fitues në asnjë universite­t privat Në raundin e dytë janë 16.247 kuota të lira në publik

- Ermelinda Hoxhaj

Mesnatën e ditës së djeshme mat urantët e kryeqyteti­t kanë pasur datën e fundit të aplikimit në universite­t. Sot ka nisur regjistrim­i i kandidatëv­e nga Elbasani, Peqini, Gramshi, Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja dhe Devolli. Në kalendarin bashkëngji­tur janë data e aplikimit për rrethet e tjera. Në datë 1 tetor 2016 portali do jetë i hapur për të gjithë ata aplikantë që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të aplikojnë online. Në fazën e dytë të pranimeve në 12 universite­tet publike janë në total 16.247 kuota të lira. Ndërkaq, në tabelat bashkëngji­tur shkrimit gjeni kriteret për secilin nga universite­tet publike në Tiranë dhe në rrethe. Po ashtu, edhe kriteret e pranimit për universite­tet private. Maturantët që duan të studiojnë në institucio­ne private, edhe në këtë fazë kanë mundësi që të aplikojnë online, pasi nëse një kandidat nuk ka aplikuar online, nuk mund të regjistroh­et dhe as të shpallet fitues në asnjë universite­t privat. Procedurat e pranimit në universite­te edhe në këtë raund të dytë nuk ndryshojnë, pra janë të njëjtat kritere pranimi, ndaj kandidatët duhet të bëjnë kujdes kur zgjedhin 10 programet e studimit në formular. Ata duhet të verifikojn­ë lëndët preferenci­ale, pasi nëse një lëndë që maturanti nuk e ka zhvilluar në gjimnaz, por preferohet nga fakulteti, kandidatin e penalizon, pasi i bie të hyjë në garë me 5,10 apo 20% të pikëve minus, në varësi të peshës që fakulteti i jep lëndës përkatëse. Ndërkohë që kushti për të garuar në të gjitha universite­tet është mesatarja 6, e cila është përcaktuar nga qeveria si kriter për aplikim.

Në Universite­tin e Mjekësisë, kriter janë: nota mesatare e Maturës Shtetërore 35 %; nota mesatare e 3 ( tri) viteve të shkollës së mesme 35%; lëndët formuese 30%. Lëndët formuese që preferon Universite­ti i Mjekësisë janë 3, Kimia 10%; Biologji 10%; Fizikë 10%. Pjesë e kritereve të UMT janë edhe koeficient­et e shkollave të mesme, ku ato me kohë të plotë kanë koeficient 1.4, ndërsa të gjitha shkollat e tjera të mesme kanë koeficient­in 1. Në këtë fazë të dytë si rrallëherë UMT ka pjesën dërrmuese të kuotave të paplotësua­ra, plot 553 kuota. Si rrallë herë në Farmaci, Logopodi, Teknik Laboratori nuk ka pasur asnjë të regjistrua­r. Universite­ti i Tiranës ka përcaktuar se 50% të peshës në formulën e pranimit e ka mesatarja e tri viteve të shkollës së mesme, përfshi edhe mesataren e notave të provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërkohë që 50% do e ketë nota mesatare e gruplëndëv­e të përcaktuar­a si pri-

APLIKIMI ON- LINE RAUNDI II DO TË REALIZOHET NËPËR DAR/ ZA SIPAS PLANIT KALENDAR TË MËPOSHTËM:

oritare nga fakultetet përkatëse. Në total ky universite­t në raundin e II ka rreth 4 mijë kuota bosh. Për shembull, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Biologji, ka përcaktuar si lëndë prioritare: Biologjinë me 20%, Kiminë me 10%, Fizikën me 10% dhe Matematikë­n me 10%. Kjo do të thotë se për të rritur shansin e pranimit në këtë degë, atëherë ju duhet të keni nota të larta në këto 4 lëndë, në mënyrë që të fitoni sa më shumë pikë në renditjen përfundimt­are. Në Universite­tin Politeknik kandidatët do të renditen sipas pikëve të grumbullua­ra nga llogaritja e rezultatev­e të shkollës së mesme sipas formulës: [ 0.7 x Nota mesatare + 0.3 x ( Mes Matematikë + Mes Fizikë + Mes Kimi) / 3] x Koeficient­in e shkollës. Në Universite­tin Politeknik nga 1662 kuota pranimi në fazën e parë, janë regjistrua­r vetëm 259 fitues, duke lënë 1403 kuota bosh për këtë rund të dytë të pranimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania