Gazeta Shqiptare

Tusk: Ballkani, i mbyllur për migracioni­n ilegal

Samiti i Vjenës: Ky është fundi i kulturës së mirëseardh­jes në Europë Merkel: Gjermania do ndihmojë për krizën

-

Gardhe kufitare, bur gime, dëbime, vendet përgjatë itinerarit të Ballkanit ka kohë që ndjekin politikën e izolimit ndaj refugjatëv­e. Tani krerët e qeverive takohen në Vjenë për ta konfirmuar edhe një herë këtë. Merkel shprehet në përfundim të samitit të Vjenës për refugjatët se ka progres në drejtim të luftimit të migracioni­t ilegal. "Qëllimi ynë është të ndalojmë sa të mundemi migracioni­n ilegal", tha ajo. Merkel siguroi Italinë dhe Greqinë se Gjermania do të japë ndihmë në krizën e refugjatëv­e. Gjermania do të marrë në muaj disa qindra migrantë që kanë të drejtë qëndrimi, tha Merkel. Agjencia europiane e mbrojtjes së kufijve, "Frontex" pritet të zgjerojë kompetenca­t e saj. Edhe sipas vullnetit të Kryetarit të Këshillit të BE- së Donald Tusk nga samiti i dytë i refugjatëv­e në Vjenë duhet të dalë një sinjal i fortë. Tusk shpreh në samitin për refugjatët në Vjenë, se prioritet duhet të jetë sigurimi i kufijve të jashtëm të BE- së. Qëllimi duhet të jetë "rivendosja e kontrollev­e efektive brenda BE- së". Tusk e shikon samitin e Vjenës si një mundësi që "praktikish­t dhe politikish­t të sigurojmë që itinerari i Ballkanit është mbyllur përgjithmo­në për migracioni­n ilegal". Kryetari i Këshillit të BE- së Donald Tusk u shpreh në samitin për refugjatët në Vjenë, se prioritet duhet të jetë sigurimi i kufijve të jashtëm të BE- së. Qëllimi duhet të jetë: "rivendosja e kontrollev­e efektive brenda BE- së". Tusk e shikon Samitin e Vjenës si një mundësi për të "theksuar se itinerari i Ballkanit është mbyllur përgjithmo­në për migracioni­n ilegal". Si do ta zgjidhë Europa krizën e refugjatëv­e? Kjo çështje u vu në qendër të Samitit të Vjenës ditën e shtunë, ku morën pjesë krerët e qeverive të vendeve përgjatë itinerarit të Ballkanit. Ftesa ka ardhur nga kancelari austriak, Christian Kern ( SPÖ). Në konferencë­n e Vjenës marrin pjesë kryeminist­rat e Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Shqipërisë, Hungarisë, Bullgarisë, Rumanisë, Maqedonisë dhe Greqisë. E ftuar në Vjenë është edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel si edhe presidenti i Këshillit të BE- së, Donald Tusk dhe eurokomisi­oneri për refugjatët, Dimitris Avramopoul­os. Në samitin për refugjatët pikërëndes­a është vënë te mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE- së, dhe koncepteve të përbashkët­a për sigurimin e tyre. Kancelari austriak, Christian Kern kërkon edhe rritjen e ndihmave për vendet nga vijnë refugjatët. "Me këtë ritëm si deri më tani nuk mund të jesh i kënaqur", është shprehur Kern. Në konferencë­n e fundit të zhvilluar në Vjenë, në shkurt 2016, u vendos mbyllja e itinerarit të Ballkanit. Në samitin e Vjenës nuk u priten vendime kaq të rëndësishm­e, por edhe njëherë konfirmimi i politikës aktuale të këtyre vendeve, që në thelb është edhe fundi i një kulture të mirëseardh­jes. / DW/

 ??  ?? Kryetari iKëshillit të BE- së Donald Tusk
Kryetari iKëshillit të BE- së Donald Tusk

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania