Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri hungarez Viktor Orban: Të krijojmë një qeveri për refugjatët

Hungaria i ka mbyllur kufijtë me tela me gjemba dhe qen roje

-

Europian du het të ndërtojë një "qytet gjigant refugjatës­h" në brigjet e Libisë, për të gjithë azilkërkue­sit nga Afrika, përpara se ata të mbërrijnë në Europë. Është ky propozimi më i fundit i Viktor Orban, Kryeminist­ri i Hungarisë. I njohur për qëndrimin e tij kundër emigrantëv­e, Orban sugjeron që në Libi të vendoset një qeveri e re, e cila do të drejtojë këtë kamp. Deklaratat ai i bëri në Samitin e Vjenës, ku morën pjesë liderë të Europës e Ballkanit, mes tyre edhe Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama. Libia është në kaos që prej vitit 2011, pas rrëzimit të diktatorit Muammar Gaddafi, me qeveri dhe milici rivale që luftojnë për pushtetin. Por sipas Orban, kjo situatë nuk pengon krijimin e qytetit për emigrantët. Ai tha se duhet anu- luar embargoja për armët, që i është vendosur Libisë nga Perëndimi, dhe se duhet garantuar mbështetje për ushtrinë çlirimtare të Libisë, një ish- grup rebelësh. Orban kishte hedhur më herët idenë që refugjatët të ndaleshin në ndonjë ishull të Mesdheut, një kopjim i asaj që bën Australia, duke mos lejuar azilkërkue­sit që të shkojnë të territorin e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania