Gazeta Shqiptare

Obama hetohet nga FBI për skandalin e email- eve të Klintonit

-

Presidenti

i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bar ak Obama ka përdorur një pseudonim për të komunikuar me Hilari Klinton, kur kjo ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit gjatë mandatit të parë të kabinetit "Obama". Ky fakt është në dosjet e FBI- së, që heton skandalin e emaileve të Hillary Clinton. Mediat amerikane raportojnë se dokumentet e reja të FBI- së përmbajnë 200 faqe material dhe përfshijnë intervista­t e ndihmësit me Klinton në lidhje me serverin privat të email- it që dyshohet se ka përdorur, duke përfshirë edhe të dhëna shtetërore. Sipas FBI, Klinton shkëmbeu disa email- e me një person të panjohur dhe pas hetimeve dyshohet të jetë një pseudonim i përdorur nga Barak Obama. Pas këtij lajmi të bujshëm, nuk ka ende një reagim nga kandidatja demokrate për presidente, Hilari Klinton dhe as nga Shtëpia e Bardhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania