Gazeta Shqiptare

Riti i ( pa) pastërtisë!

-

punojnë në mënyrë artizanale, duke kaluar pranë teje me erë të shpifur, duke mos përcjellë as kriteret më minimale të respektit ndaj njerëzve. Kështu, ne detyrohemi të thithin mikrobe e të shtojmë në trup baktere, vetëm sepse këto sanitare e këto makina punojnë më metoda klasiko- arkaike. Pluhur gjithandej që shkaktohet vetë nga ata që pastrojnë, rrallë sheh autobote që spërkatin me ujë rrugët. Sa herë i kujton ndonjë pastruesej­e të mos përdorë fshesën kur kalon, ajo vazhdon punën, sepse ka frikë të reagojë, ose së paku të të japë të drejtë. Ajo duhet të mbrojë vendin e punës, është e kuptueshme!

Bashkitë janë në gjendje të ngrihen mbi veten dhe të zgjedhin atë që është më e mirë dhe të ristartojn­ë edhe një herë nga e para në korrektimi­n e marrëveshj­eve dhe respektimi­n e rregullave me firmat kontraktor­e të pastrimit të qyteteve. Nuk mund të përmbushen me ironi apo përbuzje punët publike, që ndikojnë menjëherë në jetët tona dhe të fëmijëve tanë, sigurisht edhe të atyre që punojnë në këto shërbime kaq jetike për komuniteti­n. Problemi i ndotjes, por dhe të mjedisit nuk po trajtohet me seriozitet­in e nevojshëm. Përkundraz­i, vazhdon të jetë një problem shumë i rëndë në të gjitha nivelet dhe nuk po shikohet asnjë strategji reale e shprehur dhe e zbatuar për mosmarrjen e masave reale për bllokimin e ndotjes.

Personalis­ht besoj se jo vetëm thjesht zbatimi i ligjit, ndëshkuesh­mëria përmes tij, mësimi i brezit të ri nëpër institucio­net e edukimit, por mbi të gjitha përsëritja e vazhdueshm­e e rregullave dhe zbatimi me rreptësi i ligjit mbeten të vetmet alternativ­a bazë që mund të sjellin përmirësim edhe më të ndjeshëm të situatës pesimiste. Këtu kemi të bëjmë me një dihotomi sjelljesh, por mbi të gjitha me një përplasje të padukshme midis personales dhe komunitare­s përballë institucio­nales. E para mbetet prioritare, e dyta e papërfills­hme në ngurtësinë e mentalitet­it ndaj pronësisë dhe trajtimit të saj, por e treta dhe më zyrtare ka një përgjegjës­i të pashmangsh­me, sepse ka marrë përsipër barrën e rregullato­rit. Paçka se është private firma e pastrimit të qytetit, tagri i imazhit dhe punës bie direkt mbi bashkinë e kryeqyteti­t apo qyteteve. Këtë e dinë mirë të gjithë sektorët dhe përfaqësue­sit institucio­nalë, por ndryshimi është aq i ngadaltë në fiksimin e rregullave, saqë të duket një reformë pa formë. Më saktë, thjesht një re kalimtare ndryshimi që ikën bashkë me erën e re ( jo erën e keqe të papastërti­ve).

Çështja e pastërtisë së mjedisit nuk po trajtohet ashtu siç duhet të trajtohet dhe nuk po zë vendin që duhet të zërë dhe realisht nuk po shoh të ketë një debat të qartë për këtë çështje. As mendime të qarta për këtë çështje nga dikasteri përkatës, i cili vazhdon të mos ngrejë probleme. Ka një mungesë në sensibiliz­imin e opinionit në përfshirje­n e tij në mbrojtjen e mjedisit dhe pastërtisë përreth komuniteti­t. Është për të ardhur keq që qytetarët po mësohen të kënaqen kur shohin njëherë të vetme në shumë ditë ose javë, disa sanitare me fshesa nëpër duar, duke pastruar lagjen e tyre. Vetëm kaq?! Sigurisht, nuk mjafton.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania