Gazeta Shqiptare

Partizani pa fat, Tirana shpëton

Ka edhe një moment të diskutuesh­ëm në pjesën e dytë, kur Karabeci duket se prek topin me dorë në zonë Të kuqtë godasin një shtyllë e një traversë

-

Përfundon në barazim pa gola. As derbi nuk arrin t'i shpëtojë sindromës së shterpësis­ë së golave në javën e 4 të Kategorisë Superiore. Ndahen me rrjeta të paprekura Partizani dhe Tirana, me të kuqtë dominues falë forcës më të madhe fizike në 25 minutat e fundit, ku goditën dy herë shtyllën, por në fund askush nuk mund të festojë, pasi luftuan dhe djersitën. Dukshëm mungon kualiteti i një bomberi në të dyja kampet.

Fantastike si gjithmonë koreografi­a e derbit, edhe pse luhej në "Elbasan Arena" me imazhin e versionit ultras, tifozët e Partizanit përgjigjen me një fëmijë që frymon bardheblu për ilustrimin e "në hapat e tua jetoj" tifozët e Tiranës. Enea Jorgji, arbitri i ndeshjes. Në fushë, pa surpriza formacione­t me Sormanin që hidhte Ibrahimin në vend të Fejzullahu­t në mbrojtje, konfirmim për Bertonin në mesfushë, ndërsa para Emiljano Vila fitonte balotazhin me Filin. I njëjtë me atë ndaj Kukësit formacioni i Ilir Dajës me Ede, Takun dhe Moises para në 43- 3 e Tiranës. Nis një derbi si gjithmonë i luftuar dhe i aftë për të mbajtur në tension në çdo sekondë të dy trajnerët. Në minutën e 10 Vila vertikaliz­on për Ekuban, por Jorgji vërshëllen një pozicion jashtë loje vërtet të dyshimtë. Bashkëpuni­m kongolez me Mosies, që nxjerr para portës Merveij, por tregohet më i shpejtë Hoxha. Pas çerek ore lojë, goditja e parë e vërtetë në portë me Emiljano Vilën, që tenton befasinë dhe Ilion Likën, që gjendet gati pa u gënjyer nga trajektorj­a e topit. Në tribunë me mision vëzhgimi për rivalët e titullit, trajneri i Kukësit Ernest Gjoka. Pas gjysmë ore lojë, Merveille shkëputet bën një inkursion në zonë, por nuk arrin të godasë si duhet me Alban Hoxhën, që bën mrekullinë dhe në tentativën e mëpasshme të Ede. Një situatë e ngjashme përsëritet në minutën e 42 te Tirana, kur Ilion Lika gjendet gati dy herë radhazi në goditjet e Kalarit dhe Torassës. Një ndeshje me pak shanse merr më tepër vlerë kundërsulm­i i befasishëm i Tiranës që gjendet në superiorit­et numerik 3 kundër 2, por Moises shpërdoron pasimin final, edhe pjesa e parë mbyllet pa gola. E dyta nis me Ramadanin në vend të Bertonit te Partizani dhe me flamurin e Shqipërisë natyrale në tribunë, por në fushë bukurinë e një gjesti të veçantë teknik e dhuron Torasa, që lirohet nga markimi me një finte dhe lëshon një predhë me topin që përplaset në shtyllën e Likës. Tenton në të 59' nga larg pa sukses edhe Emiljano Vila, ndërsa në të 69' bardheblut­ë dridhen, pasi i shpëton edhe një herë mrekullish­t shtylla në goditjen standard të Idi Bathës. Janë minuta më të vështira për bardheblut­ë, që u mbaron më shpejt oksigjeni ndaj një Partizani më fizik, Torassa tenton 3 herë radhazi në diagonale, ndërsa në një gjuajtje të Bathës, Jorgji anashkalon mbase një prekje të topit me dorë nga bardheblut­ë. Qesh në tribunë presidenti Demi. Janë minutat e Partizanit që mbetet në sulm, në të 88' Ekuban merr krahun e djathtë dhe jep një krosim perfekt për Jurgen Bardhin, por Ilion Lika bën mrekullinë dhe Tirana shpëton një tjetër herë. Një minutë më pas shansin e artë e kanë dhe bardheblut­ë me Merviej, që prezanton para Hoxhës Ede, por finalizimi i nigerianit është për t'u harruar dhe as 6 minutat e shtesës nuk arrijnë të sjellin ndryshim në tabelën e rezultatit me derbin që mbyllet në barazim 0- 0. Askush nuk mund të festojë, madje as futbolli me ndeshjen e fundit të javës, që konfirmon thatësirën e golit në Superiore, vetëm një finalizim në 5 ndeshje ngjason me një kambanë alarmi, në fund ka fituar vetëm Skënderbeu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania