Gazeta Shqiptare

Sormani: Fitoren e meritonim ne

-

ndeshjen. Ishte takim i bukur, me grintë dhe shumë emocione. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin që kërkonim, ndoshta ndikoi nervozizmi. I dhamë mundësi Tiranës që të nisej rrezikshëm në kundërsulm. Ishte një ndeshje që e kemi domin- uar, sepse ata kanë goditur vetëm dy herë në portë. Sormani mbështetet te statistika­t e ndeshjes për të thënë se mungesën e golit është thjesht një problem psikologji­k. "Kemi gjuajtur 13 herë, kemi bërë dy shtylla, golat në këto momente nuk po vijnë. Kemi shumë lojtarë që i afrohen zonës dhe tentojnë portën si Batha, Torrasa apo Bardhi, pra kemi shumë elementë që mund të shënojnë. Thjesht duhet të zhbllokohe­mi psikologji­kisht për t'u shpërblyer për punën tonë. I mirëkuptoj kritikat për mungesën e golit, por asnjë nuk flet që Partizani nuk ka pësuar asnjë gol".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania