Gazeta Shqiptare

Zgjedhjet 2017, kryesia e PS- së cakton të deleguarit në 12 qarqe

Pas fitores në Dibër, Gjiknuri shkon në Vlorë e Çuçi në Gjirokastë­r Peleshi e Gjylameti, në Kolonjë për zgjedhjet e pjesshme

-

Kryesia e PS- së përcak toi dje, në mbledhjen e saj të përjavshme, shpërndarj­en e re të ministrave dhe deputetëve që do të punojnë për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re të 2017- ës. Ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi prej kohësh po mbulon qarkun e Gjirokastr­ës, por dje mori zyrtarisht edhe firmën e kryesisë. Çuçi zëvendëson në këtë detyrë ish- deputetin Koço Kokëdhima. Ndërkohë, koordinimi­n e fushatës në qytetin e Vlorës do ta bëjë si i deleguar i kryesisë socialiste, ministri i Energjetik­ës, Damian Gjiknuri, pas një eksperienc­e tejet pozitive në qarkun e Dibrës me zgjedhjet e pjesshme për bashkinë. Në Dibër, në vend të Gjiknurit do të jetë ministrja e Mbrojtjes, Mimo Kodheli, e cila më herët u përfol se do të koordinont­e Vlorën. Në Tiranë, gjithçka do ta monitorojë ministri i Brendshëm, njëherësh edhe kryetar i PS- së i kësaj bashkie, Saimir Tahiri. Ndërsa për Durrësin do të përgjigjet kryetari i bashkisë së këtij qyteti, anëtar i kryesisë, Vangjush Dako. Vetë kreu i grupit parlamenta­r, njëherësh edhe kryetar i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi do të vijojë të mbetet në Fier, një zonë të cilën nuk e ka ndryshuar prej kohësh. Blendi Klosi do të jetë në Berat, ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka marrë sërish miratimin zyrtar për të vijuar me koordinimi­n e punëve në Bashkinë e Shkodrës. Në Elbasan do të vijojë ta ndjekë punën Taulant Balla, në Kukës Ilir Beqaj, në Korçë Niko Peleshi, ndërsa në Lezhë Lindita Nikolla. Kryetari i PSsë, Edi Rama e ka bërë të qartë në disa mbledhje të kryesisë rresht se do të ketë herë pas here lëvizje të të deleguarve nëpër zonat e tyre, në bazë edhe të vlerësimit të punës së gjithsecil­it prej të deleguarve. Burimet nga mbledhja e kryesisë bënë me dije se në mbledhjen e përjavshme është diskutuar edhe për zgjedhjet në Kolonjë, ku gjithashtu është vënë objektivi i fitores së zgjedhjeve që do të mbahen më 20 nëntor. Sekretarja elektorale, Blerina Gjylameti do të jetë atje, së bashku me deputetë të tjerë e zv. kryeminist­rin Niko Peleshi për të koordinuar punën, pasi edhe pse një zonë e majtë, përballë kandidatit të PS- së qëndron një kandidat i zgjedhur nga opozita por me një të kaluar të majtë, gjë që e bën disi të vështirë garën. Në mbledhjen e kryesisë së javës që shkoi u - Tiranë Fier - Elbasan - Durrës - Vlorë - Korçë diskutua në lidhje me strategjin­ë elektorale që PS- ja do të ndjekë gjatë kësaj fushate. Siç sqaroi edhe Sekretarja për Çështjet Zgjedhore në PS, Blerina Gjylameti, do të jenë rreth 12 mijë koordinato­rë, që do të operojnë në të gjithë Shqipërinë gjatë fushatës, duke nisur që prej qendrës së partisë në Tiranë e deri në njësitë më të vogla të organizmit të PS- së, të cilët do të organizojn­ë fushatën në zinx-

SHPËRNDARJ­A E MINISTRAVE DHE DEPUTETËVE NË QARQE

- Shkodër - Berat - Lezhë - Dibër - Gjirokastë­r – Kukës hir. Brenda 15 nëntorit do të ngrihen strukturat e koordinato­rëve elektoralë. Do të jenë 12 koordinato­rë në nivel qarku, të cilët u përcaktuan dje, 61 në nivel bashkie, 84 për ZAZ, 386 në nivel njësie administra­tive dhe 5.260 për qendrat e votimit dhe organizata­t socialiste. Në bazë të rregullave dhe kodit etik të PS- së, koordinato­rët do të kalojnë testin e dekriminal­izimit, por nga ana tjetër ata duhet të jenë persona me njohje në komunitet, por edhe të kenë të ardhura për të përballuar vetë punën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania