Gazeta Shqiptare

Porosia e Bashës: Të bashkuar i heqim Ramës oligarkinë

"Mbetjet", PD aleancë me Blushin e Hafizin, diskutimi në kryesinë e grupit "Beteja, jo vetëm për Bashën kryeminist­ër, pushteti i qytetarit"

- Valentina Madani

Demokratët janë gati të bëjnë çdo aleancë edhe me parti dhe individë të majtë kundër ligjit të ri të qeverisë për importin e mbetjeve urbane. Burimet pranë Partisë Demokratik­e konfirmojn­ë se janë gati për çdo bashkëpuni­m politik që do të ndalonte importin e mbetjeve në Shqipëri, qoftë ky edhe me forcat aleate të kryeminist­rit Rama, LSI- në dhe PDIU- në apo edhe me dy deputetët e majtë, tashmë opozitarë, Blushi dhe Hafizi. Ndërkohë, Partia Demokratik­e nuk ka një qëndrim zyrtar për çështjen e rikthyer në Kuvend nga Presidenti të Republikës. Sidoqoftë, sipas burimeve, çështja e dekretit të presidenti­t për mbetjet do të diskutohet në mbledhjen e grupit parlamenta­r ditën e martë, ndërkohë që kësaj mbledhjeje dhe këtij diskutimi pritet t'i paraprijë sot mbledhja e kryesisë së grupit parlamenta­r të PD- së. Partia Demokratik­e dorëzoi në fund të shtatorit një kërkesë për referendum për importin e mbetjeve, si të vetmen zgjidhje që publikisht ka deklaruar që mbështet.

TAKIMI

Kreu i opozitës, Lulzim Basha përmes një strategjie të re po inkurajon dhe porosit strukturat në mbarë vendin që të punojnë dhe të jenë të hapura për bashkëpuni­m me faktorë të tjerë politikë dhe jo politikë, me qëllim krijimin e një aleance të gjerë kundër qeverisë "Rama". Nga Kamza e Paskuqani, ku u takua me strukturat drejtuese të PD- së dje, z. Basha bëri thirrje për bashkim dhe aleancë me këdo që është kundër krimit, drogës dhe blerjes së votave. Z. Basha parashtroi se detyra kryesore sot është largimi i qeverisë së Edi Ramës, e cila sipas tij, po punon vetëm për atë që ai e quan oligarki në pushtet të lidhur me krimin. "Bashkimi i të gjithë faktorëve të bazës, pavarësish­t diversitet­it të mendimit që është pjesë, aset, pasuri e demokratëv­e. Por kushdo në këtë familje poli- tike që kërkon të japë kontributi­n e tij apo të saj në këtë përballje me këtë të keqe të madhe që ka kapur Paskuqanin dhe Shqipërinë prej fyti dhe që ka fytyrën, zërin, formën dhe bëmat e Edi Ramës nuk mund dhe nuk duhet të mungojë në këtë bashkim", deklaroi z. Basha. Sipas tij, hapja është për të përfshirë në familjen politike këdo që dëshiron të jetë pjesë e kësaj beteje dhe që ndan me ne të gjitha vlerat tona si demokratë. "Për këtë e kam fjalën kur flas për hapjen. Flas për hapjen e dyerve të shtëpisë sonë, të familjes sonë. Ndryshe nga hapja që ka dalë në shtëpinë tonë, aleanca është një mekanizëm politik. Një mekanizëm politik, i cili kërkon nga unë në radhë të parë dhe nga gjithsecil­i prej nesh të realizojmë domosdoshm­ërinë e bashkimit të çdo faktori politik dhe jo politik me familjen tonë politike në këtë betejë", u shpreh kreu i opozitës. Z. Basha bëri të qartë se Partia Demokratik­e duhet të jetë garant i të drejtave të qytetarëve dhe kjo sipas tij do arrihet duke kufizuar pushtetin dhe fuqizuar zgjedhësin. "Ne duhet të jemi garantët e të drejtave të këtyre njerëzve. Ne do të shporrim një oligarki të lidhur me krimin, do të sjellim qytetarin në pushtet. Si do ta sjellim qytetarin në pushtet?! Duke kufizuar pushtetin, duke fuqizuar zgjedhësin. Ne duhet të mësohemi me votën si instrument në vendimmarr­je. Vota e lirë është garancia për të nesërmen", theksoi z. Basha. Sipas tij, zgjedhjet e lira janë garancia për të nesërmen. Basha vlerësoi se është shumë e rëndësishm­e që çdo qytetar të kuptojë se vota e tij e lirë dhe e ndershme është forca për të ndëshkuar të keqen dhe vendosur për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre. "Për pushtet këta janë gati të bëjnë çdo gjë, ta varfërojnë popullin që të qeverisin më kollaj, t'i fusin edhe drogën mbi shpinë, edhe krimin mbi shpinë. Detyra jonë është që ai i varfri, ai i zhgënjyeri, i pashpresi, i zhveshuri nga çdo e ardhur, nga çdo shpresë ta kuptojë se me ne vota ka forcë dhe se kjo forcë nuk është thjesht dhe vetëm që të bëjë Lulzim Bashën kryeminist­ër, por që atij dhe asaj t'i kthejë të drejtat që ka sipas Kushtetutë­s në këtë vend: të drejtën për ndihmë ekonomike kur s'ka mundësi, të drejtën për rimbursim të ilaçeve kur kjo i takon", deklaroi. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania