Gazeta Shqiptare

Nikolla: Vendosëm raport të ri publik- privat në arsim

"Nuk janë zgjatur regjistrim­et në universite­t"

-

Gjatë

takimit me pedagogët, ministrja e Arsimit është ndalur më shumë te reforma e arsimit të lartë, e cila sipas saj u dha përgjigjen e merituar skeptikëve të saj. Nikolla ka theksuar se reforma në fjalë dëboi format e ilegalitet­it, që sipas saj kishin përfshirë sektorin e arsimit gjatë qeverisjes së kaluar, duke iu dhënë më shumë autonomi universite­teve. "Sot u japim përgjigje të gjithë skeptikëve që kundërshtu­an reformën në arsim, që sipas tyre do të sillte diktatin ndaj arsimit etj. Çdo ditë po bien këto argumente të ngritura mbi paragjykim­e. Ky vit i ri akademik fillon me një autonomi më të madhe të universite­tit dhe kuotat e studentëve të përcaktuar­a nga departamen­tet. Është e njëjta skemë që po zbatohet në universite­tet europiane", - ka saktësuar Nikolla. Më tej ajo ka denoncuar situatën e krijuar në arsim gjatë qeverisjes së kaluar për shkak të depërtimit të sektorit privat, një situatë që sipas saj kishte arritur "në kufijtë e paradoksit". "Ndërsa sot kemi një raport të ri publik- privat", - ka vijuar Nikolla. Ajo ka shtuar gjithashtu se, 90 për qind e akreditime­ve ishin në parregulls­i dhe me pasoja financiare për familjet shqiptare. "Ishte një akreditim që përfundont­e brenda 3 ditëve. Sot bordi i akreditimi­t nuk drejtohet nga këshilltar­i i kryeminist­rit", - ka shtuar Nikolla. Po ashtu, ministrja foli edhe për pranimet në universite­t, pasi ende vijojnë regjistrim­et e studentëve fitues nga ulja e vijës së kuqe, duke lakuar gjatë fjalës së saj edhe emrin e dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule, pasi ai ka deklaruar për "GSH" pak ditë më parë, se po bie cilësia e studentëve që po regjistroh­en, pasi nga tejzgjatja e procedurav­e të regjistrim­eve, një kategori studentësh të mirë i ka ikur Universite­tit të Tiranës, dhe veçanërish­t Fakultetit të Ekonomisë. "Procedurat e regjistrim­it nuk janë zgjatur më shumë sesa vitet e mëparshme, për të mos thënë se koha është ulur, pasi më parë regjistrim­et vijonin deri në nëntor. Ju e dinë këtë gjë, besoj se e di edhe Dhori Kule", - tha ministrja Nikolla. Sa i përket cilësisë së maturantëv­e, ajo e ka hedhur poshtë argumentin e dekanit të Ekonomisë, duke thënë se kjo nuk është e vërtet, pasi edhe me formulën e mëparshme kjo cilësi studentësh do ishte.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania